Lifestyle

Qeni yt mund të ketë dhimbje dhe ti nuk po e kupton: Ja 10+ shenja

Qeni yt mund të ketë dhimbje dhe ti nuk po e kupton: Ja 10+ shenja
Foto: Getty Images

A mendon se e kupton gjithmonë kur qeni yt ka dhimbje? Sipas një studimi të ri, shumë shenja kalojnë pa u vënë re, edhe nga vetë të zotët e katërputroshëve.

Shkencëtarët kanë identifikuar 17 shenja të dhimbjes te qentë, dhe disa prej tyre janë shumë më pak të dukshme sesa mendon. Studimi përfshiu 647 persona, mes tyre pronarë qensh dhe njerëz që nuk kanë qen, për të parë sa mirë arrijnë të dallojnë sjelljet që lidhen me dhimbjen.

Ndër shenjat kryesore janë: ndryshimi në personalitet, ngritja e kujdesshme e putrës, humor i paqëndrueshëm, më pak dëshirë për të luajtur, ndryshime në qime, tërheqje nga të tjerët apo ulje e aktivitetit. Këto janë më të lehta për t’u vënë re.

Por ka edhe shenja shumë më “të heshtura”, si lëpirja e hundës, gogësitja, nuhatja e ajrit, rritja e shpeshtësisë së pulsimit të syve apo ndryshime në pamjen epërgjithshme. Këto shpesh interpretohen si stres apo sjellje normale dhe jo si tregues dhimbjeje.

Interesant është fakti që të qenit pronar qeni nuk do të thotë domosdoshmërisht që e dallon më mirë dhimbjen. Edhe pse pronarët identifikojnë më lehtë shenja të dukshme si çalimi, nuk arrijnë të dallojnë sinjalet e tjera.

Në disa raste, personat që nuk kishin qen ishin më të prirur t’i lidhin disa sjellje, si ngrirja në vend apo kthimi i trupit, me dhimbjen, ndoshta sepse nuk i interpretonin automatikisht si stres.

Studimi tregoi gjithashtu se përvoja personale ndikon: ata që kanë kaluar vetë dhimbje apo kanë pasur një qen me probleme shëndetësore, e dallojnë më lehtë edhe dhimbjen "e fshehtë”.

Pse ka rëndësi kjo? Sepse dhimbja mund ta bëjë një qen më të paparashikueshëm dhe të rrisë rrezikun e agresivitetit. Kur shenjat e hershme nuk dallohen, situatat mund të bëhen më të rrezikshme.

Mesazhi i studiuesve është: ndryshimet e vogla nuk duhen injoruar. Edhe një detaj i vogël në sjellje mund të jetë sinjal që diçka nuk shkon, shumë përpara se të shfaqen simptomat e dukshme.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Your dog may be in pain and you don't realize it: Here are 17 signs

Qeni yt mund të ketë dhimbje dhe ti nuk po e kupton: Ja 10+ shenja
Photo: Getty Images

Do you think you always know when your dog is in pain? According to a new study , many signs go unnoticed, even by the owners of their four-legged friends.

Scientists have identified 17 signs of pain in dogs, and some of them are much less obvious than you might think. The study involved 647 people, including dog owners and people who don't own dogs, to see how well they could identify behaviors associated with pain.

Among the main signs are: a change in personality, cautious paw lifting, unstable mood, less desire to play, withdrawal from others or decreased activity. These are easier to notice.

But there are also much more “silent” signs, such as nose licking, yawning, sniffing the air, increased eye blinking, or increased self-care. These are often interpreted as stress or normal behavior rather than as indicators of pain.

Interestingly, being a dog owner doesn't necessarily mean you're better at recognizing pain. While owners are more likely to identify obvious signs like lameness, they fail to recognize other signals.

In some cases, people who didn't have dogs were more likely to associate certain behaviors, such as freezing in place or turning their bodies, with pain, perhaps because they didn't automatically interpret them as stress.

The study also showed that personal experience has an impact: those who have experienced pain themselves or have had a dog with health problems are more likely to recognize "hidden" pain.

Why is this important? Because pain can make a dog more unpredictable and increase the risk of aggression. When early signs are not recognized, situations can become more dangerous.

The researchers' message is: small changes should not be ignored. Even a small detail in behavior can be a signal that something is wrong, long before obvious symptoms appear.