Promo

Revista e njohur britanike: Green Coast Hotel - MGallery Collection, një arrati me 5 yje në rivierën shqiptare

Revista e njohur britanike: Green Coast Hotel - MGallery Collection, një

“Green Coast Hotel – MGallery Collection”, hoteli me 5 yje që ka hapur dyert në qershor të këtij viti nga Grupi BALFIN, duket se po tërheq vëmendjen e gazetarëve dhe mediave më prestigjioze nëpër botë. Rasti më i fundit është ai i gazetares Alex Lilly, nga revista më e lexuar në Britaninë e Madhe, “Hello Magazine”.  

Gazetarja britanike përshkruan eksperiencën e saj në “Green Coast Hotel- MGallery Collection”, ndërsa vlereson se përvojat autentike që ofron hoteli dhe tërheqja e lartë e udhëtarëve nga e gjithë bota, po bëjnë që Shqipëria të shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të njohura turistike në të gjithë Europën.

Artikulli i përkthyer dhe i përshtatur në shqip, si më poshtë:

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të njohura turistike në Europë dhe kush viziton Green Coast, e kupton menjëherë pse ky vend është një thesar i fshehur.

Brigjet e pastra të Detit Jon janë po ato ku Jul Çezari zbarkoi në vitin 48 p.e.s., përpara se të kalonte malin e Qafës së Llogarasë. Pikërisht këtu ndodhet edhe Green Coast Hotel-MGallery Collection, hoteli i parë butik e luksoz i markës MGallery në Shqipëri.

“Udhëtarët kërkojnë një ndjenjë përkatësie, autenticiteti, bujarie dhe lidhjeje me vendin”, kështu është shprehur Maud Bailly, Drejtoresha Ekzekutive e Sofitel dhe MGallery. Këto, janë marka që operojnë nën zinxhirin hotelier Accor, me të cilin Grupi BALFIN ka bashkëpunuar pikërisht për të sjellë në jug të Shqipërisë një hotel si Green Coast Hotel – MGallery Collection. “Çdo hotel nën markën MGallery, është menduar të jetë një derë e hapur drejt kuptimit dhe zbulimit të vendit ku qëndron.”

Dhomat

Eleganca flet vetvetiu në çdo dhomë, numri total i të cilave është 131, përfshirë këtu suitat, ku më e veçanta është Suita Presidenciale. Harmonia mes ngjyrave të tokës në mure dhe mobiljeve në ngjyrë të butë kremi, reflekton në mënyrë të përsosur trashëgiminë e lashtë kulturore të vendit, që daton që nga Perandoria Romake, si dhe statusin e tij si një destinacion modern udhëtimi.

Sapo hapa derën e dhomës sime, një ndjenjë sofistikimi dhe rehatie më përshkoi, e cila u shtua edhe më shumë ndërsa u zhyta në çarçafët e butë të shtratit mbretëror. Diçka që vlen për t’u përmendur: Çdo mëngjes të ofrohet mundësia të dalësh në ballkonin e dhomës tënde me pamje nga Deti Jon, të shijosh një kafe dhe njëherazi peizazhin e mrekullueshëm, ku dukshëm pikaset në horizont Korfuzi dhe Italia.

SPA-ja

Pushimet nuk mund të quhen të tilla nëse nuk kujdesesh për veten dhe këtu, gjendet një qendër luksoze mirëqenieje, me pesë kate dhe pamje nga deti, ku mund të shijohet një gamë e personalizuar trajtimesh dhe terapish. Pak rëndësi ka nëse zgjidhni të relaksoheni në saunë, apo të kujdeseni për flokët tuaj…Skuadra e profesionistëve do t’jua ofrojë në çast ndjesinë e relaksit.

Pasi më pritën me një çaj bimor, përjetova një masazh shplodhës që më ndaloi kohën, ndërsa trajtimi i fytyrës, tejet relaksues, ndonëse i thellë, i ofroi lëkurës sime një shkëlqim të dukshëm. Duke qenë se Green Coast rrethohet e gjitha nga një peizazh mesdhetar, nuk është aspak çudi që të gjitha produktet e përdorura janë natyrale, përpos faktit që për kujdesin ndaj lëkurës përdoret teknologjia më e fundit.

Përjetimet unike

Një nga destinacionet më pak të vlerësuara të Mesdheut, me bregdetin si tiparin kryesor të Green Coast…A ka vallë mënyrë më të bukur për ta shijuar se sa nga qielli, me parashutë? Një prej mëngjeseve e nisa me një pjatë gourmet, ndërkohë që dielli lindte mbi maja malesh. Nuk vonova për t’u veshur dhe fluturuar mbi ujërat e kaltër dhe terrenin shkëmbor. Ndjesia ishte e papërsëritshme, ndihesha me krahë… Pas uljes në tokë, vendosa që të ngrija një dolli për këtë aventurë timen, pranë skulpturës “Monedha e Çezarit”, që të bën të ndihesh vërtet sikur ke udhëtuar pas në kohë.

Një alternativë tjetër për të kundruar rivierën shqiptare, është të lundrosh me një nga varkat e hotelit dhe t’i drejtohesh Shpellës së Piratëve ku, sipas legjendave, sirenat pushonin mbi shkëmbinj, e po ashtu plazhit të Gjipesë, të mbrojtur nga UNESCO.

Edhe pse bregu i plazhit të Gjipesë është i mbushur me gurë dhe rrjedhimisht i vështirë për t’u arritur me makinë ose ecje (3 km larg rrugës), sapo shtrihesh mbi peshqir dhe zhytesh në ujin kristal të pastër, kuptohet lehtë përse është konsideruar një nga plazhet më të mira në Europë.

Nëse preferoni më shumë rehati sesa adrenalinë, merrni një libër dhe pushoni në plazh, ose relaksohuni në një nga lounge-t pranë pishinës me ujë kristal, vetëm disa hapa larg Vela Beach Bar.

Link-u i artikullit ne “Hello Magazine”: https://www.hellomagazine.com/travel/847597/green-coast-hotel-m-gallery-collection-review/

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj