Sigurisht që një luftë e madhe ka nisur midis artistëve ne ruajtjen e të drejtave të autorit. tani ky është bërë një problem madhor sidomos kur vjen puna tek melodia apo tek muzika. E fundit ishte mosmarrëveshja e Norës me Florin për këngën "Sa t'kom dasht" , konflikt për të cilin s'foli asnjë por u mbyll kur Nora e shtoi emrin e Florit tek autorët e këngës. Por i njohur u bë dhe rasti i Greta Koçit, e cila e paditi autorin Besim Buzuku me motivin se ai i kishte shitur orkestrale të vjedhur.
Duket se këtij problemi nuk i ka shpëtuar as Rozana Radi, e cila njihet si një tekstshkruese mjaft e kërkuar. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo duket sikur denoncon një problem apo vjedhje të mundshme që mund t'i kenë bërë krijimeve të saj. " Mund të më shpjegojë njeri, çfarë po ndodh me të drejtat e autorëve??Kush po i merr të drejtat e të gjithë teksteve të mia? Merreni seriozisht këtë punë se do më detyroni t'ju bllokoj këngët që mbajnë firmën time.Unë i kam të gjitha tekstet të regjistruara" shkruan këngëtarja.