
15 Prill, Hotel Plaza, Tiranë
She’s Next powered by VISA është më shumë se një program që synon të frymëzojë dhe fuqizojë vajzat dhe gratë sipërmarrëse të guxojnë më shumë, të synojnë më lart dhe të ndërtojnë suksesin e tyre me besim dhe mbështetje të vërtetë.
I organizuar nga VISA në bashkëpunim me BKT si partner zyrtar në Shqipëri ky program krijon mundësi konkrete për zhvillim, rrjetëzim dhe rritje profesionale.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë gratë po sfidojnë kufijtë dhe po ndërtojnë rrugën e tyre në botën e biznesit, She’s Next vjen si një platformë transformuese, një hapësirë ku gratë marrin mbështetjen, njohuritë dhe lidhjet e nevojshme për të çuar përpara idetë e tyre.
Pas një serie aktivitetesh që kanë bashkuar qindra vajza dhe gra pjesëmarrëse në të gjithë rajonin, nga trajnime praktike deri te mentorime individuale, She’s Next mbërrin në Tiranë me një event të rëndësishëm më 15 prill, në Hotel Plaza, nga ora 09:00, me hyrje falas për të gjitha të interesuarat.
Një përvojë që tejkalon një event të zakonshëm
She’s Next powered by Visa nuk është thjesht një event por është një eksperiencë që hap dyer, një hapësirë dinamike ku gratë lidhen me njëra-tjetrën, mësojnë dhe bashkëpunojnë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Eventi bën së bashku sipërmarrëse, profesioniste dhe eksperte nga fusha të ndryshme si financa, marketingu dhe zhvillimi personal, duke krijuar një ekosistem të vërtetë mbështetjeje dhe frymëzimi.
Çfarë do të përjetosh?
- Panele diskutimi që trajtojnë sfidat reale të biznesit
- Workshop-e praktike me fokus zbatime konkrete
- Sesione të strukturuara takimesh të shpejta me ekspertë biznesi
- Prezantime të ideve novatore nga sipërmarrëse të reja
Pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të ndjekin histori reale suksesi nga Vajza dhe Gra që kanë ndërtuar bizneset e tyre nga e para, si dhe do të përfitojnë njohuri të aplikueshme menjëherë në rrugëtimin e tyre profesional.
Zëra që frymëzojnë dhe udhëheqin
Sesionet edukative të drejtuara nga gra që kanë krijuar biznesin e tyre, nga një ide e thjeshtë drejt ndërtimit të suksesit, duke sjellë perspektiva reale mbi rëndësinë e mbështetjes, njohjeve dhe besimit në vetvete.
Mira Kazhani, moderatore e eventit, do të udhëheqë diskutimet dhe panelet kryesore.
Dalina Buzi, themeluese e Anabel dhe Andale, do të ndajë historinë e ndërtimit të një prej platformave më të njohura mediatike në Shqipëri.
Fabiola Duro, CEO e INNVEST, do të sjellë perspektivën e saj mbi zhvillimin e biznesit dhe investimeve.
Sara Fani, CEO e Coca-Cola Bottling Albania do të ndajë eksperiencën e saj mbi rrugëtimin profesional dhe ndërtimin e karrierës në fushën e saj.
Enxhi Lipa, do të flasë mbi mënyrën se si aplikohet për fondet e Bashkimit Europian, duke ndarë hapa praktikë.
Franceska Muço, eksperte në fondet e BE-së, do të ndajë ekspertizën e saj mbi mundësitë e financimit europian dhe mënyrat efektive për të ndërtuar aplikime të suksesshme.
Jona Dodaj, do të tregojë këshillat e saj të suksesit në ndërtimin e një biznesi nga fillimi.
Ky event është për ty nëse:
Je gati të kalosh nga ideja në veprim
Kërkon një komunitet që të mbështet dhe motivon
Dëshiron njohuri praktike që mund t’i aplikosh menjëherë
Frymëzohesh nga histori të të vërteta dhe të sinqerta suksesi
Regjistrohu dhe bëhu pjesë e këtij eventi më 15 prill pranë Hotel Plaza.
Zbulo potencialin tënd! Ndërto lidhje që kanë vlerë dhe ndërto të ardhmen e biznesit tënd me vajza dhe gra të suksesshme që mendojnë si Ty!
