
Nuk është nevoja për një histori të jashtëzakonshme që të fillojë diçka në kokën tënde. Ndonjëherë mjafton një përshëndetje, një reagim në story, një “hej” i thjeshtë në një moment të papritur. Dhe, pa e kuptuar, ajo pak vëmendje fillon të marrë më shumë hapësirë seç duhet.
Zbulo në vijim se si reagon kur dikush të jep vëmendje dhe çfarë tregon kjo për ty.
“S’është ndonjë gjë e madhe”
Ka njerëz që nuk i japin shumë rëndësi. Për ta, një mesazh është thjesht një mesazh dhe një bisedë është thjesht një bisedë. Përgjigjen normalisht, vazhdojnë ditën e tyre dhe nuk i japin më shumë peshë seç meriton. Nëse vijon, mirë. Nëse jo, gjithashtu mirë. Kjo qetësi shpesh duket si “cool”, por në shumë raste është thjesht mungesë dëshire për t’u përfshirë emocionalisht pa arsye.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ti nuk lidhesh lehtë emocionalisht me dikë që bën minimumin.
2. E ke shumë të qartë që vëmendja ≠ interes real.
3. Vlerëson qetësinë më shumë se “dramat e bukura”.

“Ok...shohim ku do shkojë”
Pastaj janë ata që nuk nxitojnë. Përfshihen, por nuk ndërtojnë skenarë. Janë në atë zonën gri mes interesit dhe kontrollit, ku çdo gjë lejohet të ndodhë, por asgjë nuk shtyhet me zor. Është një lloj barazpeshe që jo gjithmonë bëhet me vetëdijë, por funksionon.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ti ke kuriozitet, por edhe vetëkontroll.
2. Nuk e detyron një situatë të bëhet diçka që nuk është.
3. Ke aftësinë të mos e bësh gjithçka “big deal” (shumë e rrallë)
“Bëj sikur s’të intereson”
Në anën tjetër janë ata që bëjnë kujdes të mos duket që u intereson. Përgjigjen me vonesë, zgjedhin fjalët e duhura, mbajnë një distancë të kontrolluar. Nga jashtë duken të qetë. Nga brenda, kanë kureshtje për të vijuar më shumë. Është lojë mes “më pëlqen çfarë po ndodh” dhe “nuk dua të duket që më intereson shumë”.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ke një ego të fortë dhe pak stresuese.
2. Ke frikë të dukesh më i/e investuar seç duhet.
3. E ke bërë të qenit “e ftohtë” si mekanizëm mbrojtës.

“Ok, kjo u bë interesante”
Ka edhe nga ata që përfshihen pak më shpejt seç duhet. Një bisedë e mirë mjafton që gjërat të duken më interesante. Një mesazh kthehet në një “hmm, ka diçka këtu”, dhe papritur fillon një vëmendje më e madhe ndaj çdo detaji. Telefoni kontrollohet pak më shpesh, mesazhet rilexohen.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ke tendencë të ndërtohesh histori në kokë para se të ndodhin.
2. Të pëlqen ideja e diçkaje, jo vetëm vetë personi.
3. Mund të përfshihesh shpejt dhe po aq shpejt të dalësh.
“Më pëlqen ndjesia”
Disa të tjerë janë shumë të qartë me veten: nuk është personi, është ndjesia. Është ajo ndjenja e të qenit i/e vëzhguar, i/e zgjedhur, qoftë edhe për pak. Dhe kjo mjafton. Nuk ka nevojë për analiza të thella, sepse loja kuptohet që në fillim. Vëmendja shijohet për aq sa zgjat, pa u kthyer në diçka më të madhe.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Je shumë i/e sinqertë me veten.
2. E di ndryshimin mes vëmendjes dhe ndjenjave.
3. Je më shumë i/e lidhur me si ndihesh, sesa me kush është tjetri.
“Jetoj jetën time, por e shoh telefonin”
Dhe pastaj është kategoria që jeton jetën e vet, por gjithsesi e kontrollon telefonin. Je duke bërë gjërat e tua, duke pirë një kafe, duke punuar, duke dalë, duke shijuar ato momentet e vogla për vete me një IQOS për ata që e përdorin dhe diku në sfond, mendja kthehet për një sekondë te ai person. Nuk të ndalon, nuk të ndryshon planet, por është aty.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ti ke balancë reale, por jo indiferencë totale.
2. E lejon veten të ndiejë diçka, pa e humbur kontrollin.
3. E pranon që mund të të interesojë dikush, pa e kthyer në prioritet.
“Nëse më flet, i flas”
Në fund, ka edhe nga ata i lënë gjërat të rrjedhin, pa strategji, pa analizë dhe pa pritshmëri. Nëse biseda vazhdon, vazhdon. Nëse jo, nuk është diçka që i prish punë. Dhe, sado e çuditshme të duket, janë ndoshta ata që kanë kontrollin më të madh të situatës.
Çfarë tregon kjo për ty?
1. Ti nuk kërkon vëmendje.
2. Nuk e ndjen nevojën të mbash një bisedë gjallë me çdo kusht.
3. Ke një qetësi që vjen nga fakti që nuk të duhet dikush për të të kompletuar.
P.S. Nëse gjatë leximit u gjete në më shumë se një kategori, po, është krejt normale. Zakonisht nuk jemi vetëm një version i vetes, por jemi pak nga të gjithë, në varësi të ditës.

- Artikull promocional