Showbiz

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka dhënë fund beqarisë. Artistja është martuar me aktorin britanik Callum Turner në një ceremoni private të zhvilluar të dielën, më 31 maj, në Londër.

Ceremonia u mbajt në Marylebone Town Hall dhe të pranishëm ishin vetëm nga një numër i vogël miqsh dhe familjarësh të afërt. Çifti, i cili konfirmoi fejesën vitin e kaluar, zgjodhi një event intim dhe larg vëmendjes së madhe mediatike.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Fotografitë e realizuara pas ceremonisë tregojnë dyshen teksa dalin nga bashkia më të lumtur se kurrë. Të buzëqeshur, Dua dhe Callum u përshëndetën nga të ftuarit përpara se të largoheshin së bashku.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Për ditën e veçantë, Dua Lipa zgjodhi një paraqitje elegante dhe ndryshe nga fustanet tradicionale të nusërisë. Ajo u shfaq e veshur me një komplet të bardhë, të shoqëruar me kapelë, doreza dhe pallto elegante, ndërsa pamjen e plotësoi me këpucë në të njëjtin tonalitet.

Nga ana tjetër, Callum Turner kishte zgjedhur një kostum të zi klasik, duke preferuar një stil minimalist dhe elegant për ceremoninë.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Sipas mediave britanike, ceremonia në Londër ishte vetëm formalizimi ligjor i martesës. Çifti pritet të organizojë një festë më të madhe në Sicili, ku do të mblidhen miq dhe familjarë të tjerë për të festuar martesën e tyre.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Lajmi vjen pas muajsh spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre, ndërsa tashmë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar ka hedhur zyrtarisht hapin e radhës në historinë e tyre të dashurisë.

E po, urime!

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Surprise! Dua Lipa and Callum Turner are officially husband and wife

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

World-famous Albanian singer Dua Lipa has ended her singlehood. The artist married British actor Callum Turner in a private ceremony held on Sunday, May 31, in London.

The ceremony was held at Marylebone Town Hall and was attended by only a small number of close friends and family. The couple, who confirmed their engagement last year, chose an intimate event away from the media spotlight.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

Photos taken after the ceremony show the pair leaving the town hall looking happier than ever. Smiling, Dua and Callum were greeted by guests before leaving together.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

For her special day, Dua Lipa chose an elegant look that was different from traditional wedding dresses. She appeared wearing a white ensemble, accompanied by a hat, gloves and an elegant coat, while she completed the look with shoes in the same tone.

On the other hand, Callum Turner had chosen a classic black suit, preferring a minimalist and elegant style for the ceremony.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

According to British media, the ceremony in London was only the legal formalization of the marriage. The couple is expected to organize a larger celebration in Sicily, where other friends and family will gather to celebrate their marriage.

Surprizë! Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua

The news comes after months of speculation about their relationship, while one of the most commented couples in international showbiz has now officially taken the next step in their love story.

Yes, congratulations!