
Ka shumë modele këpucësh që kombinohen bukur me fustanet e bardha, por për një pamje moderne dhe të përditësuar me tendencat më të fundit, frymëzimi mund të vijë nga zgjedhja që bëri së fundmi Katie Holmes.



Gjatë pjesëmarrjes në Gala-n Pranverore të Teatrit Amerikan të Baletit këtë javë, ku ishte edhe e nderuar speciale, ajo veshi një fustan të gjatë të bardhë me prerje elegante, ideal për një event të rëndësishëm. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte zgjedhja e këpucëve shumë moderne: sandale me gisht dhe takë të lartë prej kamoshi bezhë, në vend të takave metalike me rripa, që zakonisht shihen në mbrëmje të tilla.



Këto sandale i japin fustaneve të bardhë një prekje më të guximshme dhe interesante, duke krijuar një kombinim modern dhe paksa të papritur. Zgjedhja për të kombinuar shapka elegante me takë të hollë me veshje mbrëmjeje rezultoi shumë stil dhe plot personalitet.


Kombinimi i një fustani të bardhë me sandale bezhë prej kamoshi me takë të lartë po kthehet në një nga tendencat më të spikatura të momentit, falë pamjes elegante, të thjeshtë dhe shumë të kombinueshme që krijon.






