Showbiz

U aludua se është rikthyer me Robert Berishën: Flet Nora Istrefi

U aludua se është rikthyer me Robert Berishën: Flet Nora Istrefi
Foto: Robert Berisha, Nora Istrefi/ Instagram

E ftuar në rubrikën “25 Pyetje” nga Prive by Liberta Spahiu, Nora Istrefi është përballur me pyetje rreth jetës së saj private, veçanërisht për raportin me ish-bashkëshortin Robert Berisha.

Aludimet për një ribashkim mes tyre janë shtuar kohët e fundit, sidomos pas një darke të përbashkët që dyshja patën në Zvicër dhe deklaratës së Robertit te "Rudina" ku la të hapur mundësinë për një rikthim mes tyre duke thënë se i pëlqen të jetojë vetëm, por "nuk i dihet".

E pyetur drejtpërdrejt për këto zëra, Nora reagoi fillimisht me humor dhe tha:

“A filluat ju?”

Më pas, biseda u zhvendos tek tema e marrëdhënieve dhe mundësia e një shansi të dytë në çift. Nora u shpreh se beson te mundësitë e dyta në momentin e duhur, por jo tek të tretat:

“Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta,” u shpreh ajo.

Kur u pyet nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim me të, ajo la të kuptohej se marrëdhënia e tyre pas ndarjes mbetet korrekte dhe e hapur:

“Të dyja i kam bërë, po,” konfirmoi ajo.

Pra, pavarësisht thashethemeve dhe deklaratave që lënë gjithçka në ajër, për momentin Nora Istrefi dhe Robert Berisha duket se janë më shumë “bashkë” në lajme sesa në jetën reale. :)

REELS

S’mendoj se e keni harruar 🤓

👏

Ky post nuk eshte financuar nga qeveria e Iranit. Po jane ca lojtare aty te Kombetarja Iraniane qe mund te na i prishnin mendjen;)

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

It was hinted that he is back with Robert Berisha: Nora Istrefi speaks

U aludua se është rikthyer me Robert Berishën: Flet Nora Istrefi
Photo: Robert Berisha, Nora Istrefi/ Instagram

Invited to the "25 Questions" section by Prive by Liberta Spahiu, Nora Istrefi was faced with questions about her private life, especially about her relationship with ex-husband Robert Berisha.

Hints of a reunion between them have increased recently, especially after a joint dinner the pair had in Switzerland and Robert's statement to "Rudina" where he left open the possibility of a return between them, saying that he likes to live alone, but "he doesn't know."

Asked directly about these rumors, Nora initially reacted with humor and said:

"Did you start?"

Then, the conversation moved to the topic of relationships and the possibility of a second chance in a relationship. Nora said that she believes in second chances at the right time, but not third chances:

"I think everyone deserves a second chance, at the right time, but maybe not a third," she said.

When asked whether she would choose an interview with her ex-partner or a break with him, she implied that their relationship after the breakup remains fair and open:

"I did both, yes," she confirmed.

So, despite the rumors and statements that leave everything up in the air, for now Nora Istrefi and Robert Berisha seem to be more "together" in the news than in real life. :)