News

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari: Arrestohet Petri Bozo, rikthehet në vëmendje deklarata e tij për aksidentet

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari: Arrestohet Petri Bozo, rikthehet

Një aksident tragjik që i mori jetën një fëmije 7-vjeçar ka tronditur Elbasanin dhe opinionin publik. Regjisori Petri Bozo u arrestua nga policia pasi automjeti që ai drejtonte përplasi të miturin pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në fshatin Mengël. Ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, dëshmitë nga vendi i aksidentit, deklarata e parë e regjisorit dhe një intervistë e tij e mëparshme për aksidentet rrugore kanë rikthyer rastin në qendër të debatit publik.

Çfarë dihet për momentet para aksidentit

Sipas raportimeve, i mituri, Algit, kishte shoqëruar motrën në shkollë bashkë me nënën, ndërsa vetë ndiqte mësimin pasdite në të njëjtin institucion. Dëshmitarë kanë thënë se nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani pranë zonës, kur dyshohet se fëmija është shkëputur nga dora e së ëmës dhe është përplasur nga automjeti.

Dëshmia e parë e Petri Bozos

Pas shoqërimit në polici, Bozo ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi të ulët. “Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën,” mësohet të ketë thënë ai.

Banorët: “Ambulanca erdhi me vonesë”

Banorë të zonës kanë treguar se pas aksidentit ambulanca ka mbërritur me vonesë dhe se fëmija është transportuar drejt spitalit me një makinë rastësore.

“Erdhën të gjithë burrat që ishin në lokal edhe e nxorën nga makina poshtë. Thirrëm ambulancën. Nuk erdhi ambulanca dhe me makinën e rastit është çuar në spital. Ka ardhur ambulanca pas çerek ore. Nuk llogariten sa aksidente janë bërë, shumë aksidente”, është shprehur një banore e zonës.

Një tjetër banor tha se edhe më parë ka ndodhur një aksident fatal në të njëjtin vend dhe e cilësoi rrugën si shumë të rrezikshme.

“Fëmijën e ka nxjerrë një çun me shumë kujdes, ndërsa shoferi thoshte që unë jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time. Ai thoshte që kam qenë me 10 km në orë. Edhe një herë tjetër ka ndodhur në të njëjtin vend dhe po një fëmijë është shtypur. Rruga në këtë lagje është bërë shumë e rrezikshme," u shpreh banori.

Dyshimet dhe dëshmitë nga zona

Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga mediat, autoritetet dyshojnë se automjeti mund të ketë qenë mbi limitet e lejuara. Banorë të zonës kanë pretenduar gjithashtu se makina po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Deklarata e mëparshme që u rikthye në vëmendje

Në rrjet është rikthyer edhe një deklaratë e mëparshme e Petri Bozos, dhënë gjatë një interviste, ku ai fliste për përvojat në drejtimin e automjetit.

"[Kam pësuar 20 aksidente], por nuk kanë qenë të gjitha rrugore, kanë qenë edhe me kuaj, edhe me motor. Ato ishin mjetet e kohës, në kohën që nuk kishte makina, i hipnim kalit. [Jam shofer] super i sigurt, asnjë aksident nuk ka qenë për fajin tim, sepse unë jam shumë i kujdesshëm, pavarëvisht se mund ta drejtoj makinën pak fast [shpejt], por përgjithësisht respektoj rregullat dhe sinjalistikën dhe për më tepër, njoh shumë mirë mjetin që i hipi." 

Reagimi i shkollës

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar me një mesazh prekës për humbjen e nxënësit. Në dedikim, stafi shkruan se “zemrat tona janë të thyera” dhe e përshkruan Algitin si “një engjëll të vogël” që u largua shumë herët.

Hetimet vazhdojnë

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Pjesë e hetimit pritet të jenë analiza e vendngjarjes, pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë zonës në momentin e përplasjes.

REELS

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Arbër Xhekaj, është sportisti më viral i momentit në Kanada

Tragic accident where 7-year-old lost his life: Petri Bozo arrested, his statement about accidents comes back into focus

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari: Arrestohet Petri Bozo, rikthehet

A tragic accident that took the life of a 7-year-old child has shocked Elbasan and public opinion. Director Petri Bozo was arrested by police after the vehicle he was driving hit the minor near the 9-year-old “Sulejman Rrançi” school in the village of Mengël. While investigations continue to shed light on the full dynamics of the event, evidence from the scene of the accident, the director’s first statement and a previous interview he gave about road accidents have brought the case back to the center of public debate.

What is known about the moments before the accident?

According to reports, the minor, Algit, had accompanied his sister to school with his mother, while he himself attended afternoon classes at the same institution. Witnesses said that the mother and son were moving towards a nearby store when the child allegedly got separated from his mother's hand and was hit by a vehicle.

Petri Bozo's first testimony

After being escorted to the police station, Bozo stated that he was driving at a low speed. "I was driving at a low speed because of the speed limiter, the 'cop lying down' on the road. I greeted a police officer who was there. Then I hit an object. I didn't see what it was, I tried to swerve when I felt the impact. When I got out, I saw the child," he is reported to have said.

Residents: "The ambulance arrived late"

Residents of the area have indicated that after the accident the ambulance arrived late and that the child was transported to the hospital in a random car.

"All the men who were in the bar came and pulled him out of the car. We called the ambulance, but it didn't come, and he was taken to the hospital in a random car. The ambulance arrived a quarter of an hour later. It's impossible to count how many accidents there have been, so many accidents," said a resident of the area.

Another resident said that a fatal accident had occurred in the same location before and described the road as very dangerous.

"A boy pulled the child out very carefully, while the driver said that I was on a national road, I have my right. He said that I was going 10 km per hour. Another time it happened in the same place and another child was crushed. The road in this neighborhood has become very dangerous," the resident said.

Suspicions and evidence from the area

However, according to sources cited by the media, authorities suspect that the vehicle may have been over the speed limit. Residents of the area have also claimed that the car was traveling at high speed.

The previous statement that was brought back to attention

A previous statement by Petri Bozo, given during an interview, where he spoke about his experiences driving, has also returned to the network .

"[Kam pësuar 20 aksidente], por nuk kanë qenë të gjitha rrugore, kanë qenë edhe me kuaj, edhe me motor. Ato ishin mjetet e kohës, në kohën që nuk kishte makina, i hipnim kalit. [Jam shofer] super i sigurt, asnjë aksident nuk ka qenë për fajin tim, sepse unë jam shumë i kujdesshëm, pavarëvisht se mund ta drejtoj makinën pak fast [shpejt], por përgjithësisht respektoj rregullat dhe sinjalistikën dhe për më tepër, njoh shumë mirë mjetin që i hipi." 

Reagimi i shkollës

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar me një mesazh prekës për humbjen e nxënësit. Në dedikim, stafi shkruan se “zemrat tona janë të thyera” dhe e përshkruan Algitin si “një engjëll të vogël” që u largua shumë herët.

Hetimet vazhdojnë

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Pjesë e hetimit pritet të jenë këqyrja e vendngjarjes, pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë zonës në momentin e përplasjes.