
Modelja Barbara Palvin dhe aktori Dylan Sprouse kurorëzuan dashurinë në një dasmë shumë të bukur në Hungari. Në vjeshtën e këtij viti, do të bëjnë një tjetër dasmë më të madhe në Kaliforni.

Dasma në Hungari supozohej të ishte shumë intime, por çifti përfundoi duke ftuar 115 pjesëmarrës, të cilët kanë një rol special në jetën e tyre.
Barbara dhe Dylan u takuan 6 vite më parë. Dylan i shkroi asaj në Instagram, por Barbara s’i kushtoi shumë rëndësi. Pas 6 muajsh, sharmi i tij e joshi dhe 3 muaj më vonë, Barbara fluturoi drejt Kinës për ta takuar aktorin, i cili po xhironte për një film.

Në janar të 2019-ës, ata nisën të jetonin bashkë dhe modelja e “Victoria’s Secret” konfirmoi bashkëjetesën me një selfie nga apartamenti i tyre. Çifti u fejua në shtatorin e kaluar në një udhëtim me miqtë në Kaliforni. Ajo u shpreh asokohe se propozimi ishte shumë romantik dhe se dyshoi paksa se Dylan do të gjunjëzohej me unazën e diamantit, pasi kishte marrë me vete veshje shumë elegante për udhëtimin që po bënin.
View this post on Instagram
Dasma në Hungari u zhvillua në pronën e prindërve të modeles, pas përgatitjeve të Barbara-s dhe motrës së saj, Anita-s. Dylan tha se vajzat u morën me të gjitha dhe ato thjesht i thanë: “E vetmja punë e jotja është të vish në kohë dhe të thuash emrin e duhur”.

Barbara përzgjodhi me kujdes detajet e dasmës së saj. Fustani i bardhë ishte krijuar nga dizajnerja e ndjerë, Vivinne Westwood, kombinuar me bizhuteritë e Tiffany & Co.


Fustani i dytë ishte i kuq, rinor dhe Barbara, si në nuse cool, e veshi me atlete të bardha. “Fustani më bëri të ndihem si një princeshë moderne”, tha ajo, referuar elegancës së tij. Kjo zgjedhje përkon me një traditë hungareze, ku nusja pas mesnatës duhet të veshë një fustan të kuq pas mesnate. Për këtë, Barbara zgjodhi një dizajner hungarez, të njohur si Mero.

“Ata krijuan fustanin e ëndrrave të mia. Ishte seksi dhe i ëmbël, por edhe i rehatshëm. Fiks ai që doja”, u shpreh ajo.

Shoqërueset e nuses ishin veshur me fustane në ngjyra pastel, ndërsa burrat, me kostume klasikë.
Dylan, kombinoi kostumin e tij ngjyrë velvet me fustanin fantastik të bashkëshortes.

Tani, kalojmë te fotot, të cilat mund të të frymëzojnë edhe ty për setin e dasmës:
























