Showbiz

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por
Në foto: Tom Cruise dhe Brad Pitt

Brad Pitt ka thënë se do të ishte i hapur për të punuar përsëri me kolegun e tij Tom Cruise, por vetëm me një kusht.

Në një intervistë të re me E! News, Pitt fillimisht tregoi se ai dhe Cruise garuan së bashku me go-kart (gara në pista të mbyllura), pas xhirimeve të filmit "Interview With the Vampire" në vitin 1994, duke theksuar se dyshja kanë raport shumë të mirë.

Por, kur gazetari e pyeti se çfarë do të duhej për t'i parë të dy në një film përsëri së bashku, Pitt shpjegoi rregullin e tij të vetëm.

"Nuk dua të rri në ajër, duke u kapur te ndonjë helikopter, apo gjëra të tilla, ndaj do të punojmë së bashku kur ai të bëjë përsëri diçka praktike", tha ai me humor.

Tom Cruise ka shprehur vlerësimin për filimin e fundit të Brad Pitt, “F1”,  duke e cilësuar si të realizuar mjaft mirë.

Regjisori i “F1”, Joseph Kosinski, ishte gjithashtu regjisor i filmit “Top Gun: Maverick” në vitin 2022, me protagonist Tom Cruise, i cili fitoi 1.5 miliardë dollarë, duke e bërë atë suksesin më të madh të karrierës së Cruise deri më sot.

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as krahasimet mes dy aktorëve. Graham Kelly, menaxheri i automjeteve në “F1”, ishte pak më i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që do të kishte ndodhur nëse Cruise do të kishte luajtur në film në vend të Pitt.

"Do të kishim debate. Tom e çon deri në limit skenën. Pra, me të vërtetë deri në limit. Kjo më frikëson", tha ai . “Ndërsa Brad dëgjon dhe i di aftësitë e tij, ndaj mendoj se ai ndonjëherë thotë: “Po, nuk do ta bëj këtë skenë".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by History of Cinema (@historyofcinema)

"Interview With the Vampire" është një film horror gotik amerikan i vitit 1994, me regji nga Neil Jordan, i bazuar në romanin e vitit 1976 me të njëjtin emër nga Anne Rice. Në rolet kryesore janë Tom Cruise dhe Brad Pitt. Filmi rrëfen jetën e dy vampirëve, Lestat dhe Louis, si dhe transformimin e një vajze të re Claudia (luajtur nga Kirsten Dunst) në vampir.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Brad Pitt says he would make a movie with Tom Cruise, but only on one condition

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por
In the photo: Tom Cruise and Brad Pitt

Brad Pitt has said he would be open to working with his co-star Tom Cruise again, but only on one condition.

In a new interview with E! News, Pitt first revealed that he and Cruise raced go-karts together after filming "Interview With the Vampire" in 1994, emphasizing that the pair have a very good relationship.

But when the reporter asked what it would take to see the two in a movie together again, Pitt explained his one rule.

"I don't want to be hanging out in the air, clinging to some helicopter, or anything like that, so we'll work together when he does something practical again," he said with humor.

Tom Cruise has expressed his appreciation for Brad Pitt's latest film, "F1," calling it very well done.

"F1" director Joseph Kosinski also directed the 2022 film "Top Gun: Maverick," starring Tom Cruise, which earned $1.5 billion, making it the biggest success of Cruise's career to date.

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por

On the other hand, there has been no shortage of comparisons between the two actors. Graham Kelly, the vehicle manager at "F1", was a little more direct about what would have happened if Cruise had starred in the film instead of Pitt.

"We would have arguments. Tom takes the scene to the limit. So, really to the limit. It scares me," he said. "Whereas Brad listens and knows his capabilities, so I think sometimes he's like, 'Yeah, I'm not going to do this scene.'"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by History of Cinema (@historyofcinema)

"Interview With the Vampire" is a 1994 American gothic horror film directed by Neil Jordan, based on the 1976 novel of the same name by Anne Rice. It stars Tom Cruise and Brad Pitt. The film follows the lives of two vampires, Lestat and Louis, and the transformation of a young girl, Claudia (played by Kirsten Dunst), into a vampire.