Metropolitan

Tom Cruise na rikujtoi se asgjë nuk është e pamundur: "Si e bëra ëndrrën time realitet"

Tom Cruise na rikujtoi se asgjë nuk është e pamundur: "Si e

Nëse ekziston një aktor me një karrierë të shkëlqyer, ai është padyshim Tom Cruise. Që në moshë të re, ai arriti të bëhej një nga të preferuarit e publikut me filmat e tij që fituan popullaritet kudo. Ndoshta fakti që punon shumë dhe, edhe në moshën 63 vjeç, i bën vetë skenat e vështira në xhirime, ka kontribuar në këtë sukses të jashtëzakonshëm. Por, mbase fakti që ai e dinte që në moshë të vogël se çfarë donte të bënte dhe e ndoqi ëndrrën e tij me përpikmëri, ishte sekreti i suksesit të tij.

Në një intervistë së fundmi, ai përshkroi se si të qenit i qartë në lidhje me qëllimet tuaja mund të të ndihmojë të arrish edhe atë që duket e pamundur.

Aktori nisi rrëfimin e tij që nga fëmijëria e deri te realizimi i ëndrrës që kishte, të cilën e zbuloi mjaft herët. Në një bisedë që pati me “Entertainment Tonight” tha:

 "Mbaj mend që isha katër vjeç dhe po qëndroja shtrirë në shtrat, teksa mendova:

“Dua të bëj filma dhe të udhëtoj nëpër botë'", tha Tom përpara premierës së filmit "Mission: Impossible — The Final Reckoning".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Më tej, ai tregoi se gjatë adoleshencës nisi të shkruante qëllimet e tij dhe mënyrën se si do i arrinte ato.

"Mbaj mend kur isha 17 vjeç, ndoshta edhe më i ri, i shkrova qëllimet që kisha. Kuptova edhe se çfarë duhej të mësoja për t’i arritur. Ndonjëherë ua tregoja njerëzve ëndrrat e mia dhe atyre ndoshta u dukeshin shumë të mëdha apo të paarritshme.”

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht mëdyshjes, nuk hoqi kurrë dorë dhe nuk ndaloi së besuari në vetvete.

"Në rregull mendoja, nuk do ua them përsëri, por unë i di ëndrrat që kam dhe do i arrij", shtoi ai. “Më pas, kur shkova në setin tim të parë dhe studiova rolin që do luaja, nuk e dija nëse do të kisha sukses apo jo.

Ëndërrova për të, e doja dhe e dija se kjo ishte një mundësi e madhe për mua. Gjërat ndodhën kaq shpejt dhe një vit më vonë po luaja në filmin, "Risky Business". Dy vjet më vonë isha në një film me Paul Newman, në "Maverick". 

Isha shumë i përqendruar në të mësuarit se si të bëhesha aktor i mirë. Nuk ndalova kurrë së mësuari dhe ende nuk ndaloj. Kam ëndërruar ta bëj këtë gjithë jetën time. Ishte ëndrra ime dhe e di që është një privilegj që e kam arritur."

Thënë shkurt, formula e suksesit, sipas një prej njerëzve më të suksesshëm në profesionin e tij, është kjo: Të mos ndalosh kurrë së besuari në vetvete, të kesh të qartë objektivin që do të arrish dhe mbi të gjitha të përmirësohesh vazhdimisht.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅