Metropolitan

Britney Spears reagon ndaj akuzave të ish-bashkëshortit: “Më prenë krahët”

Britney Spears reagon ndaj akuzave të ish-bashkëshortit:

Ndërsa ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, e fajëson në librin e tij të ri autobiografik për problemet në marrëdhënien e tyre, Britney Spears ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike: përmes një postimi në Instagram.

Ylli i pop-it publikoi një foto të saj mbi kalë, me supet e zhveshura, duke i krahasuar ato me “krahë” dhe duke iu referuar filmit të Disney-t Maleficent.

“A ju kujtohet mbreti që u përpoq ta vriste, por në vend të kësaj një djalë i preu krahët?

Krahët e saj ishin të shenjtë, ndaj mbreti nuk mund t’i prekte,” – shkroi Spears, duke lënë të kuptohet se edhe ajo e ndien veten si dikush që i janë prerë“krahët”.

Në të njëjtin postim, ajo kujtoi periudhën e vitit 2018, kur u detyrua të kalonte një program rehabilitimi në Beverly Hills, përvojë që e përshkroi si “traumatike”.

“Ndihesha sikur më kishin prerë krahët. Nuk më lejohej të shkoja askund. Ka shumë gjëra që nuk i kam ndarë as në librin tim, dhe shumë të tjera që i mbaj ende sekret, sepse janë tepër të dhimbshme,” – shkroi ajo.

Në autobiografinë e saj të vitit 2023, The Woman In Me, këngëtarja rrëfen se ishte babai i saj, Jamie Spears, ai që e detyroi të kalonte më shumë se tre muaj në qendrën e rehabilitimit. Aty, ajo thotë se u mbajt kundër vullnetit të saj, iu dha litium dhe iu kufizua çdo liri personale.

“Më mbanin të mbyllur për muaj të tërë. Nuk mund të dilja jashtë, nuk mund të ngisja makinën, as të bëja dush vetëm. As nuk më lejonin të mbyllja derën e dhomës sime të gjumit,” – kujton Spears në libër.

Pas asaj periudhe të errët, këngëtarja u përfshi në një betejë të gjatë ligjore për t’u çliruar nga kujdestaria e babait të saj, e cila mori fund në vitin 2021. Sot, pavarësisht plagëve të së kaluarës, Britney duket e vendosur të tregojë historinë e saj me zërin e vet.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅