Metropolitan

CEO-ja i Astronomer reagon (me ca fjali që s'bëjnë shumë sens) pasi u kap mat në koncertin e Coldplay

CEO-ja i Astronomer reagon (me ca fjali që s'bëjnë
Burimi: X

Një moment në “kiss cam” i transmetuar gjatë një koncerti të Coldplay mori një kthesë skandaloze, kur duket se zbuloi një tradhti mes CEO-s së kompanisë Astronomer, Andy Byron dhe dashnores së tij, drejtoreshës së burimeve njerëzore, Kristin Cabot. Ata u shfaqën të përqafuar në kamera, e cila ndaloi tek ta për ca çaste dhe kur Andy dhe Kristin e panë që ishin në sytë e gjithë botës, u munduan shumë të fshiheshin, por ku i shpëton gjë internetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)


Menjëherë njerëzit kuriozë zbuluan se CEO është i martuar, afërmendsh me një grua tjetër, ndërsa Kristin, e divorcuar rishtazi. Ndërkohë që Kristin fsheu fytyrën me duar, ndërsa Andy zbriti nga vendi ku po qëndronte, vokalisti i grupit, Chris Martin u shpreh me shaka: “Ose janë në një lidhje të fshehtë, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”
 
Andy Byron është i martuar me Megan Kerrigan Byron, ndërsa Kristin është divorcuar kohët e fundit nga bashkëshorti i saj, Kenneth Thornby. Ai bëri një reagim pas situatës së krijuar, por le ta analizojmë pakëz:

“Dua të adresoj publikisht momentin që po qarkullon online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhej të ishte një natë e mbushur me muzikë dhe gëzim u kthye në një gabim thellësisht personal që u zhvillua në një skenë shumë publike. Dua t’u kërkoj ndjesë nga zemra bashkëshortes time, familjes sime dhe ekipit të Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë – si partner, si baba dhe si udhëheqës", u shpreh ai në pjesën e parë.

Tani, Andy, le të jemi të sinqertë: Ty të vjen keq që u kape, jo se tradhton. Domethënë, rastësive s'u shpëtojmë dot, por që ta quash tradhtinë - një veprim që e bën me vetëdije të plotë - "gabim thellësisht personal" sikur s'ka shumë kuptim. Nejse, se ju milionerët mbase i ndjeni gjërat ndryshe. Në këtë pikë të parë, bie dakord vetëm me faktin që gruaja, fëmijët dhe punonjësit meritojnë më shumë.

"Ky nuk është personi që dua të jem dhe as mënyra se si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtohet. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësitë që më takojnë dhe për të kuptuar cilat janë hapat e radhës, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Ju kërkoj privatësi ndërsa kaloj nëpër këtë proces." 

Patjetër që kërkon privatësi dhe merr kohën e duhur për t'i kërkuar ndjesën e duhur bashkëshortes. Mos harro: Edhe nëse gruaja të fal, interneti s'e bën.

"Gjithashtu, dua të theksoj sa shqetësuese është që një moment që duhej të ishte privat u bë publik pa pëlqimin tim. I respektoj artistët, por shpresoj që të gjithë të mendojmë më shumë për pasojat që ka kur jeta e dikujt tjetër kthehet në spektakël.

Ore Andy, se s'ta ka fajin "kiss cam" që luan bishtin ti! Askush s'i gozhdoi duart e tua mbi kraharorin e shefes së burimeve njerëzore dhe askush nuk të detyroi të futesh në një shtrat tjetër. S'ta ka fajin Coldplay, por ndërgjegjja. Heh!  

CEO-ja i Astronomer reagon (me ca fjali që s'bëjnë
Ndërkohë, gruaja e Andy-t hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale dhe më pas, i mbylli fare ato. 

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅