Metropolitan

Cher, 79 vjeç, tregon pse mosha s’është fare problem në lidhje me të dashurin e saj 39-vjeçar

Cher, 79 vjeç, tregon pse mosha s’është fare problem
Getty

 
Mesa duket, mosha është thjesht një numër për Cher dhe Alexander “AE” Edwards. Ylli 79-vjeçar, e njohur si “perëndesha e Pop-it”, në një intervistë me Gayle King në “CBS Mornings”, foli hapur për marrëdhënien e saj me partnerin 39-vjeçar, duke treguar se pse s’e kanë fare problem diferencën në moshë.
 
Që prej vitit 2022, kur u lidhën për herë të parë, shumë njerëz komentuan për diferencën e tyre prej 40 vitesh, por Cher nuk i ka marrë fare në konsideratë këto fjalë.

"Ata nuk po jetojnë jetën time. Askush nuk e di çfarë ndodh mes nesh, por ne kalojmë shumë mirë bashkë.”

Cher shpjegoi se Edwards, gjithashtu s’e ka fare problem moshën. “Jo, faleminderit Zotit (s’e ka problem! Ai thotë gjithmonë: ‘Ti mund të plakesh, por shpirti yt bëhet më i ri’”, u shpreh ajo e buzëqeshur.

Cher, 79 vjeç, tregon pse mosha s’është fare problem
 
Arsyet pse ata funksionojnë si çift janë të thjeshta.

“Qeshim gjatë gjithë kohës, e di? Thjesht e dua!”. tha këngëtarja e “Believe”, duke shtuar: “Mendoj se ai është i bukur. Është vërtet i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë.”

Gjatë marrëdhënies së tyre, Cher është lidhur shumë edhe me djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash. “Dikur thosha, ‘Zot, më jep një burrë dhe një fëmijë të vogël,’” tregoi ajo duke qeshur, duke shtuar se mori “pikërisht” atë që kërkoi.


 
“Është shumë gazmor. Shumë i zgjuar. Të kënaq, vërtet”, tha ajo për Slash.
 
E po, urime!
 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅