Metropolitan

Dhëmbë për dhëmbë! Ray J aludoi se janë më keq se Diddy; Kim & Kris i kundërpërgjigjen

Dhëmbë për dhëmbë! Ray J aludoi se janë më
Taylor Hill/FilmMagic;Karwai Tang/WireImage;Prince Williams/WireImage

Kim Kardashian dhe Kris Jenner kanë paditur Ray J për shpifje, pasi ai u shpreh se po bashkëpunon me qeverinë për t’i demaskuar ato, duke shtuar se ato janë pjesë e një hetimi federal. People konfirmoi të mërkurën, më 1 tetor se avokati Alex Spiro, paraqiti një padi në emër të Kim dhe Kris.

Kjo është hera e parë që Kim, 44 vjeç, ose Kris, 69 vjeç, kanë paditur dikë për shpifje.

“Kris Jenner dhe Kim Kardashian nuk kanë ngritur kurrë më parë një padi për shpifje dhe as nuk janë shpërqendruar nga zhurma të tilla, por ky pretendim i rremë dhe serioz nuk la asnjë zgjedhje tjetër”, tha avokati për People.

Dhëmbë për dhëmbë! Ray J aludoi se janë më

Padia u referohet dy rasteve specifike si prova të shpifjes nga ana e Ray J karshi anëtarëve të familjes së famshme. Rasti i parë lidhet me komentet që këngëtari bëri në dokumentarin e Tubi-t të TMZ-së “United States vs. Sean Combs” më herët këtë vit, i cili u shpreh se nuk do të çuditej nëse klani Kard-Jenner do të akuzoheshin njësoj si Diddy.

Më pas, gjatë një transmetimi live në X, më 24 shtator, Ray J thuhet se shpalli në mënyrë të rreme për “miliona ndjekës në rrjete sociale” se ishte hapur një hetim federal për trafikim droge dhe pastrim parash ndaj Kim dhe Kris. Avokati i cilësoi akuzat e tij si “sjellja dashakeqe dhe shpifëse”.

Sipas avokatit, Ray J “është angazhuar në një fushatë të vazhdueshme ngacmimi dhe shpifjeje” ndaj Kim dhe Kris “për më shumë se dy dekada.”

“I paaftë që të pranojë fundin e marrëdhënies së tij të shkurtër me znj. Kardashian më shumë se 20 vite më parë, Ray J ka kërkuar vazhdimisht të lidhet me emrat e tyre dhe të shfrytëzojë famën e tyre për përfitime personale,” shkruan Alex Spiro në padi, duke iu referuar lidhjes së themelueses së SKIMS me artistin, në fillim të viteve 2000.

“Deklaratat publike të Ray J-së janë të rreme”, shtoi ai, duke theksuar:

“Nuk ekziston asnjë hetim federal i tillë; asnjë agjenci ligjzbatuese nuk ka nisur procedura penale apo hetime të lidhura me akuzat ndaj znj. Kardashian ose znj. Jenner; dhe asnjë provë e besueshme nuk mbështet këto pretendime”.

Avokati u shpreh:

“Këto deklarata u paraqitën si pohime faktike për procedura penale federale në vazhdim, jo si spekulime apo opinione. Publikimi nga Ray i këtyre akuzave serioze kriminale pa asnjë përpjekje për verifikim ose konfirmim nga burime legjitime ligjzbatuese, të cilat do ta kishin mohuar menjëherë ekzistencën e një hetimi të tillë, përbën shpërfillje për të vërtetën dhe dashakaqësi”.

Ray J dhe Kardashian kanë një të shkuar të tensionuar që prej ndarjes së tyre në vitin 2005. Në vitin 2007, një video intime që ata kishin realizuar disa vite më parë gjatë lidhjes u publikua.

Dhëmbë për dhëmbë! Ray J aludoi se janë më

Në vitin 2013, Ray J publikoi këngën “I Hit It First”, me tekste që godisnin në mënyrë të tërthortë lidhjen e Kardashian me ish-bashkëshortin Kanye West, duke përdorur një imazh të paqartë të yllit të reality show-t si ballinë të këngës. Ai gjithashtu përfshiu një sozi të Kim Kardashian në videoklip.

Në vitin 2018, “The Sun” raportoi se Ray J kishte folur për jetën e tij seksuale me Kardashian gjatë një nate në Londër, duke pretenduar se ata “kishin kaluar kohë argëtuese, madje edhe maratona seksi”, duke shtuar se ajo kishte një valixhe të kuqe Louis Vuitton plot me lodra seksuale.

Kim reagoi shpejt në X, duke e quajtur ish-in e saj një “gënjeshtar patologjik”. Ray J më pas mohoi raportimin e “The Sun”.

“Këto thashetheme janë të rreme dhe të pajustifikuara!” shkroi më pasi ai pjesërisht në Instagram asokohe.

“Familja ime është e vetmja gjë që ka rëndësi dhe është gjithçka për të cilën jetoj. Ray J i vjetër ka vdekur. Le të pushojë në paqe. Jam një njeri i ri me përgjegjësi dhe vlera morale të reja. Mos besoni gjithçka që lexoni.”

Por, që akuzat e reja tregojnë se Ray J i vjetër nuk paska vdekur me të vërtetë!

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅