Metropolitan

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë në gjyqin e tij

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë

Cassie Ventura, Kid Cudi dhe Dawn Richards janë disa nga emrat e njohur që kanë dëshmuar në gjyqin federal për trafikim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs, të njohur si P. Diddy, por mos prisni që ai vetë të marrë vetë fjalën në gjyq.

Avokatja e showbiz-it dhe ekspertja ligjore Lisa Bonner tha se kjo është “shumë e pamundur” të ndodhë.

“Pasi të dalësh në dëshmi, gjithçka që ke bërë në jetë – që ka lidhje me këto krime të pretenduara – bëhet e pranueshme në gjykatë,” tha ajo.

“Je nën betim dhe mund të përfundosh në burg për dëshmi të rreme, ndaj është më mirë të shmangësh daljen në dëshmi,” shtoi Bonner. (Dëshmia e rreme nën betim konsiderohet krim.)

Një nga akuzat që është përmendur deri tani gjatë gjyqit është sulmi ndaj makinës së reperit Kid Cudi me një koktej Molotov në vitin 2012. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Scott Mescudi, dëshmoi javën e kaluar se besonte që Diddy “kishte lidhje me atë ngjarje.”

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
Kid Cudi

Ekspertja ligjore tha se, nëse P. Diddy del në dëshmi, kjo është një nga gjërat për të cilat mund t’i duhet të përgjigjet.

“Ka shumë prova që janë paraqitur deri tani, që unë nuk do të doja t’i shpjegoja nëse do isha në vendin e Diddy-t,” tha ajo.

“Për shembull, ‘A e hodhe ti koktejin Molotov në makinë apo ishe përfshirë në ndonjë mënyrë?’” shtoi ajo.

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
Ish-asistentja e P. Diddy-t

Ish-e dashura e P. Diddy-t, Cassie Ventura, është një nga dëshmitaret kryesore në rast. Gjithashtu, ish-asistentja e tij, Capricorn Clark, dëshmoi në gjykatë të martën. Gjyqi pritet të zgjasë tetë javë.

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
Cassie dhe P. Diddy

Ekspertja ligjore tha se do të ishte “absolutisht e befasuar” nëse P. Diddy do të merrte vetë fjalën në gjykatë. “Nuk ka asgjë për të fituar,” përfundoi ajo.

P. Diddy, 55 vjeç, përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për akuzat federale për trafikim seksual, organizim kriminal dhe akuza të tjera. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm deri më tani.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Page Six

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Legal expert explains why P. Diddy likely won't testify at his trial

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë

Cassie Ventura, Kid Cudi and Dawn Richards are some of the well-known names who have testified in the federal sex trafficking trial of Sean “Diddy” Combs, known as P. Diddy, but don't expect him to speak for himself in court.

Showbiz lawyer and legal expert Lisa Bonner said this is "highly unlikely" to happen.

“Once you testify, everything you've done in life – that is related to these alleged crimes – becomes admissible in court,” she said.

“You’re under oath and you could end up in jail for perjury, so it’s best to avoid giving evidence,” Bonner added. (Perjury under oath is a crime.)

One of the charges that has been mentioned so far during the trial is the attack on rapper Kid Cudi's car with a Molotov cocktail in 2012. The rapper, whose real name is Scott Mescudi, testified last week that he believed Diddy "had something to do with that incident."

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
Kid Cudi

The legal expert said that, if P. Diddy does testify, this is one of the things he may have to answer for.

"There's a lot of evidence that's been presented so far that I wouldn't want to explain if I were Diddy," she said.

“For example, 'Did you throw the Molotov cocktail at the car or were you involved in some way?'” she added.

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
P. Diddy's former assistant

P. Diddy's ex-girlfriend, Cassie Ventura, is one of the key witnesses in the case. His former assistant, Capricorn Clark, also testified in court on Tuesday. The trial is expected to last eight weeks.

Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë
Cassie and P. Diddy

The legal expert said she would be “absolutely surprised” if P. Diddy took the floor in court himself. “There’s nothing to gain,” she concluded.

P. Diddy, 55, faces life in prison if convicted on federal charges of sex trafficking, criminal conspiracy and other charges. He has pleaded not guilty so far.

Suggested articles:

Source: Page Six