News

Ermiona Lekbello sqaron për herë të parë sjelljen te 'Zonë e Lirë'

Ermiona Lekbello ka qënë e ftuar mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë", të Arian Çanit ku ka folur për herë të parë për sjelljen e saj të 6 viteve më parë në po këtë emision (shihni videon më poshtë). Ajo e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: "Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime".

Ajo shtoi ndër të tjera se në atë periudhë u has me gjëra jo të mira në Shqipëri dhe u largua prej këtej me atë imazh që la në emision, pa pasur mundësi të shpjegohej, për shkak edhe të fatkeqësive që i kishin ndodhur.

“Kur njerëzit nuk dinë se çfarë të ka ndodhur pastaj të shohin ashtu si më pane, normal arrijnë në konkluzionin që duan por tek e fundit nuk është problemi im"- tha Ermiona. “Unë isha ashtu dhe pikë, nuk justifikoj veten”.

Këngëtarja jeton mes Italisë dhe Amerikës e zotëron një pashaportë amerikane dhe njihet për udhëtimet e saj luksoze në Montecarlo dhe St.Tropez, në të cilat shpesh merr me vete dhe vajzën 16-vjeçare.

E pyetur për marrëdhënien me babain e vajzës, ajo pohoi se nuk ka asnjë lloj kontakti me të dhe se ndarja ka ndodhur pas 5 vitesh bashkëjetesë, pasi ata nuk kanë qënë kurrë të martuar. Ndërsa thashethemeve se Ermionës i pëlqejnë meshkujt e pasur, këngëtarja iu është përgjigjur "Fatkeqësia ime më e madhe ka qënë se jam rritur gjithmonë me njerëz që duhet t'i ndihmoja", duke shtuar se asaj i është dashur të rrisë një vajzë, e vetme.

Aktualisht Ermiona merret me menaxhim biznesesh në Itali ndërsa vajza 16-vjeçare, Elisa studion në një kolegj privat në Itali për gjuhë të huaja. Këngëtarja po përgatitet në mes të muajit Marsit të hedhë në treg një videoklip të ri, që për momentin e la surprizë.

#showbiz

Nje pjese nga emisoni "Zone e Lire' (2009)- e ftuar Ermiona Lekbello.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅