News

Flakë dhe panik në Tiranë: Gjithçka që dihet deri tani

Flakë dhe panik në Tiranë: Gjithçka që dihet deri
Foto: Zoom.al

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së martës fasadën e një pallati  përballë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe mbulim të zonës nga tymi i dendur. Flakët janë përhapur me shpejtësi në fasadë, ndërsa operacioni për shuarjen e tyre ka zgjatur për disa orë, teksa ende vijon.

Çfarë ndodhi?

Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka nisur në një kompleks banimi në zonën e “5 Majit” dhe është përhapur në fasadën e pallatit, duke krijuar një situatë të rrezikshme. Edhe pse zjarrfikësit kanë ndërhyrë, flakët kanë vijuar për një kohë të gjatë për shkak të përhapjes së shpejtë dhe kushteve të vështira në terren.

Sa të lënduar ka?

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, bëri me dije se numri i të lënduarve nga zjarri ka shkuar në 11.

Sipas tij, një nga të lënduarat është një qytetare që ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"I vetmi person i shtruar për djegie plastike është një grua, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Pesë persona janë shtruar te Toksikologjia. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them",- tha Brataj.

Ndërkohë, disa autoambulanca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë operacionit për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe efektivëve në terren.

Çfarë thonë autoritetet?

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacion janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe një numër i madh efektivësh. Në ndihmë të situatës janë përfshirë edhe bashkitë e Kamzës dhe Vorës, si dhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë vënë në dispozicion mjete, personel dhe helikopterë të tipit Cougar për ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Flames and panic in Tirana: Everything we know so far

Flakë dhe panik në Tiranë: Gjithçka që dihet deri

A large-scale fire engulfed the facade of a building opposite the "Mother Teresa" Hospital Center in Tirana on Tuesday afternoon, causing panic among residents and covering the area with thick smoke. The flames spread rapidly along the facade, while the operation to extinguish them lasted for several hours and is still ongoing.

What happened?

According to reports from the scene, the fire started in a residential complex in the "5 Maji" area and spread to the facade of the building, creating a dangerous situation. Although firefighters intervened, the flames continued for a long time due to the rapid spread and difficult terrain conditions.

How many injured are there?

Skënder Brataj, director of the National Emergency, announced that the number of people injured in the fire has reached 11.

According to him, one of the injured is a patient who suffered burns to about 15% of her body, but fortunately her life is out of danger.

"The only person hospitalized for plastic burns is a woman, with 15% burns, out of danger to life. Five people have been hospitalized in toxicology. There are also firefighters, but I don't know the exact number at the moment to tell you," said Brataj.

Meanwhile, several ambulances were on standby throughout the operation to assist residents and officers on the ground.

What do the authorities say?

According to the Ministry of Defense, dozens of firefighting vehicles and a large number of personnel have been deployed in the operation. The municipalities of Kamza and Vora, as well as the Armed Forces, have also been involved in assisting the situation, providing vehicles, personnel and Cougar helicopters for aerial intervention.

Meanwhile, the causes of the fire still remain unclear and are expected to be investigated.