
George Clooney festoi së fundmi 65-vjetorin e lindjes dhe, siç duket, Amal Clooney kishte menduar një surprizë që aktori nuk do ta harronte lehtë. Çifti ishte i pranishëm në eventin që shënoi 50-vjetorin e organizatës The King’s Trust në Royal Albert Hall në Londër, ku ndanë edhe disa detaje argëtuese nga jeta e tyre familjare.
Gjatë bisedës, Amal tregoi se kishte organizuar një surprizë të veçantë për ditëlindjen e George, duke ftuar miqtë e tyre.
“E surprizova me disa gjëra”, nisi të thoshte ajo, ndërsa George e ndërpreu, duke zbuluar se miqtë e tij “u shfaqën duke u shtirur si kamerierë”.
Sigurisht, aktori nuk humbi rastin për të bërë shaka me moshën e tij.
“Është e rrezikshme të surprizosh dikë kur mbush 65 vjeç, sepse mund të “këputet” nga emocioni”, tha ai. “Mund të jetë ditëlindja e fundit, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Por, jam ende në këmbë, me shumë vështirësi.”
Çifti, i cili ka dy fëmijë, binjakët Alexander dhe Ella, foli edhe për mënyrën si i edukojnë ata.
“Mos e përzieni verën me drithërat”, tha George, duke e konsideruar si një “këshillë të rëndësishme” për fëmijët.
Nga ana tjetër, Amal dha një përgjigje më serioze dhe elegante, duke theksuar se dëshiron që fëmijët e tyre të jenë kuriozë, të bëjnë pyetje dhe të sfidojnë gjërat që nuk kanë kuptim.
Por, patjetër, George e ndërpreu, duke thënë:
“Gruaja ime jep përgjigjen elegante, ndërsa unë jap atë me të vërtetë të rëndësishmen.”

Gjithsesi, e rëndësishme mbetet që dyshja janë ende bashkë e të lumtur, edhe pas shuuumë vitesh martesë.

