
Dermatologjia moderne rigjeneruese nuk fokusohet më vetëm tek korrigjimi i shenjave të dukshme të plakjes, por tek parandalimi dhe mbështetja afatgjatë e freskisë së lëkurës. Çdo lëkurë ka nevoja specifike, të cilat ndryshojnë në varësi të moshës dhe fazave hormonale si perimenopauza apo menopauza.
Sipas dermatologëve, qasja moderne synon aktivizimin e mekanizmave natyrorë të rigjenerimit të lëkurës. Me kalimin e kohës, lëkura nuk humbet vetëm volum, por edhe densitetin dermal, elasticitetin dhe integritetin strukturor. Për këtë arsye, trajtimet e reja janë projektuar për të vepruar në thellësi dhe në mënyrë biologjike.
Më poshtë janë disa nga trajtimet më të avancuara dhe efektive në dermatologjinë estetike bashkëkohore:
Ripërtëritje e kontrolluar e sipërfaqes – Laser fraksional CO?
Çfarë është:Laser ablativ fraksional që përdoret për rigjenerim të lëkurës dhe përmirësim të teksturës së saj.
Si funksionon: Krijon kolona mikroskopike dëmtimi termik (microthermal zones) në epidermë dhe dermë, duke stimuluar neokolagjenogjenezën dhe remodelimin dermal.
Përfitimet: Redukton rrudhat, përmirëson teksturën dhe pigmentin e lëkurës, rrit densitetin dermal dhe përmirëson cilësinë e përgjithshme të saj me rezultate progresive.
Microneedling me radiofrekuencë (RF)

Çfarë është: Trajtim i kombinuar me mikrogjilpëra dhe energji radiofrekuence për stimulim të thellë dermal.
Si funksionon: Mikrogjilpërat depërtojnë në dermë dhe transmetojnë energji termike të kontrolluar, duke aktivizuar fibroblastet dhe duke stimuluar sintezën e kolagjenit tip I dhe III dhe elastinës.
Përfitimet: Përmirëson laxitetin kutan, strukturën dhe densitetin e lëkurës, si dhe jep rezultate natyrale.

Rigjenerim qelizor – Microneedling me ekzosome
Çfarë është: Terapi e avancuar që kombinon microneedling me aplikim topikal të ekzosomeve (vesikula jashtëqelizore me sinjale biologjike).
Si funksionon:Microneedling rrit aktivizon proceset e riparimit, ndërsa ekzosomet transportojnë faktorë dhe sinjale që nxisin rigjenerimin qelizor.
Përfitimet: Rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton rikuperimin, përmirëson tonin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ideale për lëkurë të stresuar hormonalisht.

Biostimulim qelizor – Polinukleotide (PN)
Çfarë janë: Polinukleotide bioaktive (fragmente ADN/ARN) me biokompatibilitet të lartë, të përdorura si injeksione rigjeneruese.
Si funksionojnë: Përmirësojnë aktivitetin e fibroblasteve, stimulojnë angiogjenezën dhe rrisin hidratimin e matricës jashtëqelizore.
Përfitimet: Rrisin elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës pa ndryshuar tiparet natyrale. Ideale për parandalim dhe për lëkurë të hollë apo të dëmtuar.

Stimulim i kolagjenit afatgjatë – Acidi Poli-L-Laktik (PLLA) Çfarë është:
Biostimulues injektues me efekt afatgjatë.
Si funksionon: Nxit gradualisht neokolagjenogjenezën, pa efekt të menjëhershëm volumizues.
Përfitimet: Përmirëson strukturën dermale, fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës në mënyrë progresive dhe natyrale.

Biostimulim i thellë – Hidroksilapatiti i kalciumit (CaHA)
Çfarë është: Material injektues biokompatibil me efekt biostimulues dhe strukturor.
Si funksionon: Krijon një “scaffold” (rrjetë mbështetëse) në dermë që stimulon fibroblastet dhe prodhimin e kolagjenit.
Përfitimet: Rrit densitetin e lëkurës, përmirëson elasticitetin pa dhënë volum të tepërt. I përshtatshëm edhe për pacientët që përjetojnë humbje peshe (p.sh. gjatë terapive me agonistë të receptorit GLP-1).