Metropolitan

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e çiftit Bieber: “Njerëzit u mërzitën”

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e
Çifti Bieber/ Kylie

Kylie Jenner njihet për stilin e saj ekstravagant, veçanërisht në eventet kryesore të modës, të cilat rrallëherë i humbet. Por ndonjëherë, edhe ajo gabon, madje, me kodin e veshjes. Së fundmi, ajo shpjegoi për Vogue se pse zgjodhi të vishej me një fustan në ngjyrë ari dhe të hapur në dasmën e Hailey dhe Justin Bieber në 2019-n.

“Mendoj se disa njerëz u mërzitën pak që unë shkova përtej,” tha Kylie për Vogue, në një intervistë të re, duke iu referuar fustanit të krijuar nga J’Aton Couture.

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e

Themeluesja e Kylie Cosmetics rrëfeu më pas arsyen pse zgjodhi fustanin, i cili pothuajse i mori të gjithë vëmendjen fustanit të mahnitshëm të nusërisë së Hailey-t, i krijuar nga Virgil Abloh për Off-White.

“Besoj se nuk do ta vishja më këtë fustan në dasmën e dikujt,” pranoi ylli i “The Kardashians”. “Por mendoj se kisha përshtypjen se njerëzit do të shkonin të veshur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mua më pëlqeu ajo pamje.”

Dasma luksoze e Justin dhe Hailey-t, e mbushur me të ftuar VIP-a, u zhvillua në shtator 2019 pas një ceremonie civile në shtator 2018 dhe Kylie zbuloi se e shijoi plotësisht mbrëmjen.

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e

“Ishte një nga netët më të mira, vërtet e kam. Unë isha e fundit që u largova nga dasma”, u shpreh ajo.
 
Në atë kohë, Kylie u përball me reagime negative pasi u fotografua duke pozuar me fustanin e J’Aton Couture, që kishte një prerje deri në kofshë.
 
“Nuk shkon në një dasmë duke u përpjekur të dukesh më bukur se nusja… je thjesht e pafytyrë,” shkroi një person në Instagram asokohe. Në X, një person tjetër shkroi: “Mendoj se duhet të jesh shumë më e thjeshtë se nusja! Kjo nuk ishte dasma jote!”.
 
Një tjetër e cilësoi këtë zgjedhje fustani si "mungesë respekti" dhe një komentues tjetër tha se do të “merrte policinë” nëse dikush do të vishej me fustanin që rrëmben vëmendjen në dasmën e saj.

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e
 
Kylie dhe Hailey, të dyja 28 vjeçe, janë shoqe të vjetra dhe shpesh janë fotografuar duke kaluar kohë bashkë, kështu që duket se nuk ka asnjë tension për veprimin e Kylie-t.

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e 

Hailey u shfaq në një event të Kylie Cosmetics në West Hollywood të premten. Modelja kishte veshur një fustan të zi, ndërsa Kylie me një fustan ngjyrë rozë.

Kylie Jenner flet për fustanin ekstravagant në dasmën e

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅