Metropolitan

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars: “Sinners” hyn në histori

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:
Foto: Warner Bros.

Filmi horror “Sinners”, me regji nga Ryan Coogler, ka hyrë zyrtarisht në histori, me plot 16 nominime në Oscars 2026, duke lënë pas "All About Eve" (1950), "Titanic" (1997) dhe "La La Land" (2016), të cilët kanë pasur secili 14 nominime. Ky sukses shënon një rekord për këtë zhanër dhe një moment të rrallë për kinemanë horror.

I publikuar në prill të vitit 2025, “Sinners” është nominuar në disa nga kategoritë më të rëndësishme, përfshirë “Filmi më i mire”, “Regjisori më mire”, si edhe për interpretimet e tre prej aktorëve kryesorë: Michael B. Jordan, Wunmi Mosaku dhe Delroy Lindo.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

Në qendër të filmit është Michael B. Jordan, i cili interpreton binjakët Smoke dhe Stack, dy role shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, që i kanë sjellë aktorit vlerësime të shumta. Në kast përfshihen gjithashtu Hailee Steinfeld, Miles Caton, Jack O’Connell, Jayme Lawson, Omar Benson Miller etj.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

“Sinners” ka në qendër historinë e binjakëve Smoke dhe Stack, të cilët rikthehen në qytetin e tyre të lindjes dhe hapin një klub nate. Planet e tyre marrin një kthesë të errët kur përballen me vampirë, por filmi shkon përtej horrorit klasik.

Filmi përdor elementët e horrorit si metaforë për të prekur temat e racës, fesë, familjes dhe dhunës; është një histori e errët, por edhe thellësisht simbolike.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

Në intervista të mëparshme, regjisori Ryan Coogler ka pranuar se realizimi i filmit ishte emocionalisht sfidues, pasi për herë të parë kishte krijuar një histori tërësisht origjinale, pa u mbështetur në ngjarje reale.

Ceremonia e Oscar do të zhvillohet më 15 mars (në orët e para të 16 marsit, sipas orës sonë lokale).

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Behind 'Titanic' and 'La La Land' at the Oscars: 'Sinners' makes history

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:
Photo: Warner Bros.

The horror film "Sinners," directed by Ryan Coogler, has officially made history, with a whopping 16 nominations at the 2026 Oscars , leaving behind "All About Eve" (1950), "Titanic" (1997) and "La La Land" (2016), which each had 14 nominations. This success marks a record for the genre and a rare moment for horror cinema.

Released in April 2025, "Sinners" has been nominated in some of the most important categories, including "Best Picture", "Best Director", as well as for the performances of three of the main actors: Michael B. Jordan, Wunmi Mosaku and Delroy Lindo.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

At the center of the film is Michael B. Jordan, who plays twins Smoke and Stack, two very different roles from each other, which have brought the actor numerous accolades. The cast also includes Hailee Steinfeld, Miles Caton, Jack O'Connell, Jayme Lawson, Omar Benson Miller, etc.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

“Sinners” centers on the story of twins Smoke and Stack, who return to their hometown and open a nightclub. Their plans take a dark turn when they encounter vampires, but the film goes beyond classic horror.

The film uses elements of horror as a metaphor to touch on themes of race, religion, family, and violence; it is a dark, but also deeply symbolic story.

La pas ‘Titanic’ dhe ‘La La Land’ në Oscars:

In previous interviews, director Ryan Coogler has admitted that making the film was emotionally challenging, as for the first time he had created a completely original story, not based on real events.

The Oscar ceremony will take place on March 15 (in the early hours of March 16, according to our local time).