
Sulme të ashpra në Bagdad dhe përplasje për luftën me Iranin

Një valë sulmesh me dronë dhe raketa goditi ambasadën amerikane në Bagdad, ndërsa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin irakian.
Në të njëjtën kohë, vendet e Gjirit dhe aleatët perëndimorë përballen me kërcënime nga Irani, duke rritur tensionet dhe pasigurinë në rajon.
Ndërkohë, përplasjet politike dhe ushtarake mes fuqive botërore vazhdojnë, me paralajmërime për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Kërcënimet e Trump ndaj NATO-s zbulojnë mungesën e dukshme të çdo strategjie ndaj Iranit

Donald Trump kërcënoi NATO-n dhe aleatët se do të përballen me “një të ardhme shumë të keqe” nëse nuk marrin pjesë në mbrojtjen e anijeve në ngushticën e Hormuzit, duke zbuluar mungesë të një strategjie të qartë ndaj Iran.
Pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Uashingtoni nuk e kishte parashikuar plotësisht kundërpërgjigjen, ndërsa Teherani po përdor sulme ndaj bazave amerikane, aleatëve dhe anijeve tregtare për të rritur kostot dhe presionin ndaj Perëndimit.
Në të njëjtën kohë, aleatët si Britania, Franca dhe vende të tjera kanë hezituar të përfshihen në operacionet detare, duke treguar mungesë koordinimi dhe duke rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
Afganistani akuzon Pakistanin për sulmin vdekjeprurës në spitalin e Kabulit

Afganistani akuzoi Pakistainn për një sulm ajror ndaj një spitali në Kabul, ku sipas autoriteteve afgane janë vrarë rreth 400 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Islamabadi i mohoi akuzat, duke pretenduar se kishte goditur vetëm objektiva ushtarake dhe infrastruktura terroriste, jo civilë.
Ngjarja vjen në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes dy vendeve, me përleshje të vazhdueshme në kufi dhe tensione në rritje.
Rrjeti elektrik i Kubës shembet për shkak të bllokadës së naftës nga SHBA-ja

Kuba përjetoi një kolaps të plotë të rrjetit elektrik, duke lënë rreth 10 milionë njerëz pa energji për shkak të mungesës së karburantit dhe krizës energjetike.
Kriza është përkeqësuar nga bllokada e naftës e vendosur nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka paralizuar sistemin e vjetruar të prodhimit të energjisë.
Ndërkohë, ndërprerjet e shpeshta të energjisë kanë nxitur protesta dhe rritur tensionet sociale në vend.