News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian

Tensione të reja në Lindjen e Mesme: Irani sekuestron anije, armëpushimi mbetet i paqartë

Irani ka sekuestruar dy anije në ngushticën e Hormuzit, duke përshkallëzuar tensionet vetëm një ditë pasi Donald Trump njoftoi zgjatjen e armëpushimit pa afat, ndërsa Teherani nuk e ka pranuar zyrtarisht marrëveshjen dhe kërkon heqjen e bllokadës detare amerikane.

Ndërkohë, Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian, theksoi se një armëpushim i plotë ka kuptim vetëm pa presion ushtarak, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme me sulme izraelite në Liban ku u vra gazetarja Amal Khalil dhe me viktima të tjera në Bregun Perëndimor.

Kriza po ndikon edhe globalisht: çmimet e naftës u rritën mbi 4% pas refuzimit të Iranit për të rihapur ngushticën, ndërsa Erdogan-i paralajmëroi se konflikti po dobëson Europën dhe mund të ketë pasoja më të rënda nëse nuk gjendet zgjidhje paqësore.

BE-ja bie dakord të zhbllokojë kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pasi Hungaria heq veton

Bashkimi Europian ka rënë dakord të zhbllokojë një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe të miratojë një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, pasi Hungaria hoqi veton pas rifillimit të furnizimit me naftë ruse përmes tubacionit Druzhba.

Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, kishte bllokuar marrëveshjen për shkak të mosmarrëveshjeve me Kievin, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi zhvillimin si sinjal pozitiv për mbështetjen europiane.

Kredia, që synon të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave financiare të Ukrainës për vitet 2026-2027, pritet të nisë të shpërndahet në fund të majit ose në fillim të qershorit.

Britania e Madhe do t'i paguajë Francës edhe 660 milionë paund për të kufizuar kalimet në Kanal

Britania e Madhe ka rënë dakord t’i paguajë Francës edhe 660 milionë paund për të frenuar kalimet e emigrantëve përmes Kanalit, përfshirë financimin e një njësie speciale që do të shpërndajë njerëzit që tentojnë të hipin në varka të vogla.

Marrëveshja trevjeçare, që do të firmoset nga ministrja e Brendshme Shabana Mahmood, parashikon rritjen me 40% të forcave në terren dhe masa më të forta kundër rrjeteve të trafikimit.

Organizatat për të drejtat e azilkërkuesve e kanë kritikuar planin si përshkallëzim të rrezikshëm, duke paralajmëruar përdorim force ndaj personave që kërkojnë mbrojtje.

Turistja akuzohet për dëmtimin e shatërvanit historik fiorentin në një sfidë para dasmës

Një turiste 28-vjeçare është akuzuar pasi u ngjit mbi shatërvanin historik të Neptunit në Firence për të prekur organet e statujës si pjesë e një sfide para dasme, duke shkaktuar dëme rreth 5 mijë euro.

Monumenti i shekullit XVI, i krijuar nga Bartolomeo Ammannati, pësoi dëmtime në skulpturat përreth pasi turistja eci mbi to për t’u ngjitur.

Autoritetet e kanë akuzuar për dëmtim të trashëgimisë kulturore, ndërsa raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të “sfidave” mes vizitorëve.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether