Metropolitan

Mjaftoi ky detaj që njerëzit të mendojnë se Taylor Swift është martuar

Mjaftoi ky detaj që njerëzit të mendojnë se Taylor Swift

Khëm-khëm! Taylor Swift mund të ketë dalë nga tregu! Këngëtarja mund të jetë martuar me partnerin e saj, Travis Kelce, sipas komenteve në rrjetet sociale.
 
Si nisi thashethemi? Si zakonisht, me një detaj specifik. Taylor dhe Travis ishin të ftuar në dasmën e një miku të përbashkët dhe në vendin ku ishin caktuar për t’u ulur shkruhej “Taylor & Travis Kelce”, çka nënkupton se këngëtarja mund të ketë marrë mbiemrin e tij.

Mjaftoi ky detaj që njerëzit të mendojnë se Taylor Swift

Ndonëse Tay dhe Travis ishin prezentë në një dasmë tjetër, sërish emrat e tyre ndodheshin mbi një zarf, ku brenda kishte një letër me fjalë zemre nga të porsamartuarit.

Mjaftoi ky detaj që njerëzit të mendojnë se Taylor Swift

Sigurisht, elementi nuk u kalua pa u vënë re nga njerëzit në internet, të cilët menjëherë komentuan: “Taylor dhe Travis Kelce? Më falni?!”; “Oh Zot, janë martuar?!”; “S’mund ta besoj që mund të kenë kurorëzuar dashurinë”, ishin disa nga komentet që gëluan në Instagram.
 
Të tjerë njerëz u shprehën se kjo është normale nëpër dasma.

Mjaftoi ky detaj që njerëzit të mendojnë se Taylor Swift

Zërat për martesën e dyshes vijnë 2 javë pasi një burim anonim tha se Travis ka në plan t’i propozojë Taylor pas sezonit të ndeshjeve.

“Të gjithë janë duke pritur që Travis t’u kërkojë prindërve të saj dorën e saj për martesë. Ata do të thonë ‘po’ dhe mezi presin që Travis dhe Taylor të fejohen. Asgjë nuk do të ndodhë menjëherë, por 100% që do të ndodhë”, u shpreh burimi.

Travis dhe Taylor kanë një lidhje publike tanimë. Këngëtarja dhe sportisti e kanë mbështetur shpesh njëri-tjetrin dhe fansat janë goxha entuziastë për lidhjen e tyre.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb