Metropolitan

Na beso, këto libra do të të rikthejnë fëmijërinë (dhe nostalgjinë)

Na beso, këto libra do të të rikthejnë
marsfiles/ Pinterest

 
Nëse të ka marrë malli për fëmijërinë, kemi gjetur një ‘cheat code’ për të të kthyer në epokën e lumtur, ku nuk kishim fatura dhe zhyteshim në imagjinatë. Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Udhëtimet e Guliverit” janë sugjerimet tona për tetorin (meqë do të ndihet edhe efekti i prapavijës së Mërkurit).  

Rikthimi i dy klasikeve që formësuan imagjinatën e brezave

Ka libra që nuk i përkasin vetëm fëmijërisë, por vetë shpirtit njerëzor. Librat që na mësojnë si të ëndërrojmë, të dyshojmë, të guxojmë dhe të kërkojmë kuptim përtej së dukshmes. Të tillë janë “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain dhe “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift, dy klasikë që tashmë rikthehen në shqip me përkthime të plota, të kujdesshme dhe të ndershme ndaj origjinalit, e me ilustrime që i japin jetë botëve të tyre fantastike.

Na beso, këto libra do të të rikthejnë

Një rikthim që i jep frymë fëmijërisë dhe mendimit

Në një kohë kur letërsia klasike shpesh lexohet si detyrim, këto dy botime e bëjnë sërish leximin kënaqësi. Përkthimi i ri, i punuar me përkushtim, e sjell zërin e pastër të Twain-it dhe ironinë therëse të Swift-it pa humbur asgjë nga shpirti i epokës. Tekstet janë të plota, pa shkurtimet që shpesh ua kanë zbehur thellësinë, ndërsa ilustrimet e reja e kthejnë çdo faqe në një ftesë për të qëndruar më gjatë në universet e tyre.

Dy botë që duken të largëta, por flasin për të njëjtën gjë: rritjen

Tom Sojeri është fryma e lirisë, djaloshi që gjen aventurën në çdo qoshe të lumit Misisipi. Ndërsa Guliveri është njeriu i rritur që, duke udhëtuar në tokat e çuditshme të Liliputëve e gjigantëve, zbulon sa e vogël e sa e madhe mund të jetë njerëzimi. Njëri sheh botën me sytë e një fëmije që nuk pranon kufij; tjetri, me sytë e një të rrituri që kupton marrëzitë e shoqërisë. Të dy, në mënyra të ndryshme, na mësojnë të mos reshtim së pyeturi.

Rikthimi i këtyre dy klasikëve në gjuhën shqipe është një akt kulturor. Përkthimet janë dinjitoze dhe të përpikta, duke respektuar ritmin, ironinë, humorin dhe filozofinë që i kanë bërë këto vepra të pavdekshme. Janë libra që mund t’i lexosh fëmijë dhe t’i kuptosh ndryshe kur je i rritur, sepse çdo lexim zbulon një shtresë të re.

Na beso, këto libra do të të rikthejnë

Libra që na kujtojnë pse lexojmë

Në një epokë të leximeve të shpejta, këto botime janë një ftesë për t’u kthyer te rrënjët e imagjinatës dhe mendimit. “Aventurat e Tom Sojerit” dhe “Udhëtimet e Guliverit” nuk janë vetëm histori, por pasqyra ku shohim veten: kureshtjen, ëndrrat, ironinë dhe shpresën për t’u bërë më të mirë. Dhe falë këtij rikthimi në shqip, ato marrin sërish frymë, për të ndriçuar një brez të ri lexuesish që kërkon autenticitet, humor dhe kuptim.

Pasazhe nga librat

1. Mosmirënjohja mes tyre konsiderohet krim madhor, siç kemi lexuar të jetë edhe në disa vende të tjera. Arsyetimi i tyre është: kushdo që ia kthen me të këqija mirëbërësit të tij, duhet të jetë armik i përbashkët i gjithë njerëzimit, ndaj të cilit s’ka asnjë detyrim e si rrjedhojë, një njeri i tillë s’e meriton jetën.

2. Ja pra, lexues i dashur, kam rrëfyer një histori besnike të udhëtimeve të mia për gjashtëmbëdhjetë vjet e më shumë se shtatë muaj, të cilën nuk e vesha me zbukurime, më shumë se me vërtetësi. Ndoshta mund të të kem habitur, si të tjerë, me rrëfimet e çuditshme e të pagjasa, por zgjodha të rrëfeja të vërtetën lakuriqe, në mënyrën e stilin më të thjeshtë, pasi plani im kryesor ishte të të informoja, jo të të zbavitja.

3. Atë natë u kthye shumë vonë në shtëpi dhe kur po kacavirrej me kujdes te dritarja, ra në pritën që i kishte zënë tetoja. Kur pa si i kishte katandisur rrobat, asaj iu shtua vendosmëria për t’ia kthyer në robëri e në punë të detyrueshme pushimin e së shtunës.

4. Ushtria e Tomit korri një fitore madhështore pas një beteje të gjatë e të ashpër. Pastaj u numëruan të vdekurit, u shkëmbyen robërit, u ra dakord për kushtet e sherrit të radhës dhe u caktua dita e betejës. Mandej ushtritë u rreshtuan dhe marshuan tutje. Tomi iu drejtua shtëpisë i vetëm.
 

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗