Metropolitan

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon talentin e veçantë që ka trashëguar i biri

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon
Foto: Kylie Jenner dhe Aire Webster/ Instagram

Kendall Jenner s’është më vetëm në "luftën" me thikën dhe perimet.

Tre vite pasi u bë meme e internetit për mënyrën si (nuk) dinte të priste një kastravec në një episod të "The Kardashians", modelja ka gjetur më në fund shpirtin binjak në kuzhinë: nipin e saj 3-vjeçar, Aire Webster, djalin e Kylie Jenner.

Nëse ju ka shpëtuar ky moment legjendar i 2022-shit, Kendall i tha mamasë Kris Jenner se “prerja e një kastraveci është gjë shumë e thjeshtë” dhe më pas kryqëzoi krahët dhe filloi të priste kastravecin sipas "teknikës" së saj.

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon

Kalojmë në vitin 2025: Kylie Jenner postoi një foto në Instagram Story ku i biri duket duke “prerë” një kastravec me të njëjtin stil si tezja. Krahët të ndërthurur, thikë plastike në dorë, qetësi olimpike ,një skenë që s’kishte si të mos e emociononte Kendall-in, e cila e ripostoi foton në profilin e saj dhe shkroi me shaka:

“E dija që ishte i imi!!!”

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon

Pra, teknika e prerjes së kastravecit është trashëgimi në klanin Kardashian-Jenner. Nëse ka ndonjë reality show të ardhshëm me fëmijët e Kardashian-Jenner duke bërë gara kush pret më keq një kastravec...jemi gjithë sy e veshë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

From the 'Wonders of the Rich' series: Kylie Jenner shows off the special talent her son has inherited

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon
Photo: Kylie Jenner and Aire Webster/ Instagram

Kendall Jenner is no longer alone in the "war" with the knife and vegetables.

Three years after becoming an internet meme for how she (didn't) know how to cut a cucumber on an episode of "The Kardashians," the model has finally found her soulmate in the kitchen: her 3-year-old nephew, Aire Webster, the son of Kylie Jenner.

If you missed this legendary moment from 2022, Kendall told her mom Kris Jenner that "cutting a cucumber is very simple" and then crossed her arms and began cutting the cucumber according to her "technique".

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon

Fast forward to 2025: Kylie Jenner posted a photo on Instagram Story where her son appears to be "cutting" a cucumber in the same style as his aunt. Arms crossed, plastic knife in hand, Olympic calm, a scene that couldn't help but excite Kendall, who reposted the photo on her profile and jokingly wrote:

"I knew it was mine!!!"

Nga cikli 'çudira pasanikësh': Kylie Jenner tregon

So, the cucumber-slicing technique is a Kardashian-Jenner clan heirloom. If there's an upcoming reality show featuring the Kardashian-Jenner kids competing to see who can slice a cucumber the worst...we're all eyes and ears.