Metropolitan

Nuk e teprojmë aspak kur themi se këtë libër duhet ta lexosh patjetër, nëse je në rrugëtimin e shërimit!

Nuk e teprojmë aspak kur themi se këtë libër duhet ta lexosh
Jonesthuraia/ Pinterest

Shërimi është një proces unik, me ulje-ngritje, siguri, dallgë, pastaj sërish dhimbje. Është e vështirë të shërohesh nga një traumë apo ngjarje tragjike, ndaj si të gjithë, edhe ti ke nevojë për ndihmë. Ndonjëherë, ndihma është vetëm një libër larg, ndaj të sugjerojmë “Kështu shërohesh, kur je gati”.

Nuk e teprojmë aspak kur themi se këtë libër duhet ta lexosh

Një guidë në librin “Kështu shërohesh, kur je gati”

Shërimi nuk është një udhëtim që bëhet me ngut. Nuk është një rrugë drejt përsosmërisë, por një kthim në versionin më të vërtetë të vetes. Ky është mesazhi që përshkon faqet e librit të ri të Brianna Wiest-it, “Kështu shërohesh, kur je gati”, botuar në shqip nga shtëpia botuese “Living”.

Ky libër është një ftesë për t’u ulur me veten në heshtje dhe për ta dëgjuar, ndoshta për herë të parë, me mirëkuptim e dashuri. Në një stil poetik e meditativ, autorja na kujton se shërimi nuk ndodh në një ditë të vetme, por është një proces që ndodh kur zemra është gati të pranojë, kur mendja ndalon së luftuari dhe kur vendosim të mos e matim më veten me versionin e së shkuarës.

Nëpërmjet eseve të shkurtra dhe reflektimeve të thella, autorja tregon për rikthimin e besimit pas dhimbjes, për artin e faljes, për ndërtimin e kufijve emocionalë dhe për mënyrat se si mund të çlirohemi nga mendimet vetëflijuese. Ajo na mëson të ecim me butësi në rrugën e gjetjes së paqes, duke kuptuar se çdo plagë është një kujtesë e forcës sonë për të mbijetuar, dhe se dhimbja, në thelb, është një mësuese e çmuar.

Çfarë do të gjeni në këtë libër:

- Ese të ndërtuara si udhëzime të përditshme për shërimin emocional;

- Mënyra për të njohur dhe për t’u çliruar nga modelet e dhimbjes;

- Reflektime për mënyrën si trauma, dashuria dhe humbja formësojnë identitetin;

- Kujtesa të buta për t’u rikthyer te vetja, sa herë që jeta bëhet e vështirë;

- Një zë që të ngushëllon, por edhe të zgjon, sepse shërimi kërkon guxim, jo përsosmëri.

- Nëse libri “Mali je ti” na mësoi të përballemi me sfidat si mundësi për rritje, dhe “101 esetë që do t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit” na ndihmoi të transformojmë mënyrën si perceptojmë botën, “Kështu shërohesh, kur je gati” na çon në një hap tjetër: drejt rigjetjes së qetësisë, e cila vjen kur më në fund ndalon së ikuri nga vetja.

Pak fjalë për autoren

Brianna Wiest është autore bashkëkohore amerikane, e njohur për stilin e saj të ndjeshëm dhe për aftësinë për të prekur plagët e padukshme të shpirtit me fjalë të thjeshta, por të fuqishme. Ajo ka shkruar disa libra që janë bërë udhëzues shpirtërorë për mijëra lexues në mbarë botën, mes tyre “Mali je ti, “101 esetë që do t’ju ndryshojnë mënyrën e të menduarit” dhe “Ceremony”.

Shkrimet e saj ndërthuren mes psikologjisë, filozofisë dhe përvojës njerëzore, duke e kthyer procesin e shërimit në një udhëtim të thellë vetëdijesimi. Për Brianna Wiest, fjala është një mjet transformimi, një mënyrë për të mësuar të jetosh me më shumë dashuri, pranim dhe qetësi.

Nuk e teprojmë aspak kur themi se këtë libër duhet ta lexosh

Për librat e saj, autorja shkruan:

"Kam dërguar disa kopje të librit në një burg grash, pasi mësova që kopjen e vetme po e kalonin dorë më dorë për klubin e tyre të librit. Vjet, takova një grua që më kërkoi të firmosja kopjen e saj dhe më tha se e merrte librin në çdo seancë kimioterapie. Kam takuar njerëz që pasi e kanë lexuar, kanë lënë pas marrëdhëniet abuzive, alkoolin dhe kanë ndjekur arsimin e lartë".

"Kam dëgjuar që terapistët ua këshillojnë pacientëve, profesorët nxënësve. E kanë lexuar njerëz nga mosha 9 deri 98 vjeç. Kam dëgjuar nga njerëz që jetojnë në fshatra të largëta, fëmijët e refugjatëve, muzikantë, udhëheqës, togerë dhe nga të tjerë që nuk më kishte shkuar mendja kurrë, që kanë gjetur një copëz të vetes në faqet e këtij librit".

"Nuk e kisha menduar kurrë që njerëz të tillë do të frymëzoheshin nga një libër imi, por kam kuptuar se pavarësisht se sa ndryshojmë nga njëri-tjetri, diçka brenda nesh është e njëjtë".

"Ky libër ka disa kohë që është botuar dhe është shitur me mijëra kopje e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë, por janë pikërisht eksperiencat e lexuesve që më japin më shumë zemër".

"Një artist nuk kërkon më shumë se kaq".

"Shpresoj që nëse ky libër është për ty, të të gjejë sa më shpejt".

"Dhe pastaj, asgjë nuk do të jetë si më parë!"
 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅