Metropolitan

Nuk është Anna Wintour: Meryl Streep zbulon frymëzimin e vërtetë pas Miranda Priestly

Nuk është Anna Wintour: Meryl Streep zbulon frymëzimin e

Për vite me radhë, fansat kanë besuar se personazhi ikonik i Miranda Priestly-t në filmin The Devil Wears Prada ishte frymëzuar nga Anna Wintour. Por më në fund, Meryl Streep ka vendosur të sqarojë të vërtetën.

Gjatë një interviste në The Late Show with Stephen Colbert, aktorja zbuloi se frymëzimi i saj kryesor për Miranda-n nuk ishte Wintour, por regjisori legjendar Mike Nichols. 

“Në thelb, po imitoja Mike Nichols gjatë gjithë kohës,” u shpreh ajo.

Sipas Streep, Nichols kishte një prezencë të veçantë në set, autoritet absolut, mënyrë të qetë komunikimi dhe një humor të rafinuar, shpesh ironik. 

“Njerëzit e marrin si mungesë edukate, por në fakt është qesharake,” shtoi ajo, duke shpjeguar se kjo përzierje e sarkazmës dhe finesës ishte çelësi i personazhit.

Por ky nuk ishte i vetmi burim frymëzimi. Një tjetër ndikim i rëndësishëm ishte Clint Eastwood, me të cilin Streep kishte punuar në filmin The Bridges of Madison County. Ndryshe nga shumë regjisorë, Eastwood ishte i heshtur, i përmbajtur dhe nuk ngrinte kurrë zërin në set. Ai shpesh xhironte edhe provat, duke mbajtur ekipin në një gjendje të vazhdueshme përgatitore. Kombinimi i këtyre dy stileve, autoriteti i Nichols dhe qetësia e Eastwood, krijoi Miranda Priestly-n që njohim sot.

Nuk është Anna Wintour: Meryl Streep zbulon frymëzimin e

Aktorja madje pranoi se ia kishte treguar vetë Nichols këtë “sekret”, dhe reagimi i tij kishte qenë pozitiv: 

“Ishte shumë i lumtur,” tha ajo.

Zbulimi vjen në një moment kur filmi origjinal, i publikuar në vitin 2006, vazhdon të mbetet një fenomen kulturor. Edhe pse në fillim u etiketua si një “film për vajza”, ai arriti të gjenerojë mbi 326 milionë dollarë në mbarë botën dhe sot konsiderohet një klasik modern. Dialogjet, skenat dhe momentet ikonike vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke frymëzuar breza të tërë.

Ndërkohë, fansat kanë një arsye tjetër për t’u entuziazmuar: vazhdimi i shumëpritur, The Devil Wears Prada 2, pritet të dalë më 1 maj 2026. Kasti origjinal rikthehet i plotë, me Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci përkrah Streep.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

It's Not Anna Wintour: Meryl Streep Reveals the Real Inspiration Behind Miranda Priestly

Nuk është Anna Wintour: Meryl Streep zbulon frymëzimin e

For years, fans have believed that Miranda Priestly's iconic character in The Devil Wears Prada was inspired by Anna Wintour. But Meryl Streep has finally decided to clarify the truth.

During an interview on The Late Show with Stephen Colbert, the actress revealed that her main inspiration for Miranda was not Wintour, but legendary director Mike Nichols. 

“Basically, I was imitating Mike Nichols the whole time,” she said.

According to Streep, Nichols had a special presence on set, absolute authority, a calm manner of communication and a refined, often ironic humor. 

“People take it as rudeness, but it's actually funny,” she added, explaining that this mix of sarcasm and subtlety was key to the character.

But that wasn't the only source of inspiration. Another important influence was Clint Eastwood, with whom Streep had worked on The Bridges of Madison County . Unlike many directors, Eastwood was quiet, reserved, and never raised his voice on set. He often filmed rehearsals, keeping the crew in a constant state of preparation. The combination of these two styles, Nichols' authority and Eastwood's calm, created the Miranda Priestly we know today.

Nuk është Anna Wintour: Meryl Streep zbulon frymëzimin e

The actress even admitted that she had told Nichols this "secret" herself, and his reaction had been positive: 

“He was very happy,” she said.

The revelation comes as the original film, released in 2006, continues to be a cultural phenomenon. Although initially labeled as a “girls’ movie,” it went on to gross over $326 million worldwide and is now considered a modern classic. Iconic dialogue, scenes, and moments continue to circulate on social media, inspiring generations.

Meanwhile, fans have another reason to be excited: the long-awaited sequel, The Devil Wears Prada 2, is set to be released on May 1, 2026. The original cast returns in full, with Anne Hathaway, Emily Blunt, and Stanley Tucci alongside Streep.