Relationships

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të shmangur njerëzit që s’i duron dot

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

Ndoshta nuk ekziston një zgjidhje magjike për të përmirësuar humorin dhe mirëqenien tonë të përditshme, por një ndryshim i thjeshtë në mënyrën se si përdorim rrjetet sociale mund të bëjë një diferencë reale. Ky ndryshim është i shpejtë, i lehtë dhe sipas shumë ekspertëve, sjell rezultate të ndjeshe.

Gazetarja e mirëqenies në The Guardian, Madeleine Aggeler, vendosi të provojë një strategji të thjeshtë, të heshtë (bëj mute) disa përdorues në rrjetet sociale.

Procesi ndryshon nga një platformë në tjetrën, funksioni mund të quhet mute, snooze ose restrict, por qëllimi është i njëjtë. Ai “pastron” gradualisht kronologjinë tonë nga postimet e njerëzve që, për çfarëdo arsye, na prishin humorin, pa qenë e nevojshme t’i heqim nga lista e miqve.

Aggeler tregon se ka zgjedhur të bëjë mute disa persona për arsye të ndryshme. Disa nuk dëshironte t’i hiqte nga lista e miqve, ndërsa të tjerëve u ka bërë edhe unfollow, edhe mute, për të shmangur që postimet e tyre të shfaqeshin përmes ripostimeve të të tjerëve.

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

Mes tyre ishte edhe një person i famshëm që dikur ishte sjellë keq me të për një çështje pune, një tjetër që kishte ofenduar një mik të saj, si edhe një ish-partner. Sipas saj, postimet e këtyre njerëzve nxirrnin në pah anën më të keqe të vetes.
Sa herë që i shihte në rrjete sociale, ndjente zemërim dhe frustrim. Madje, në momente nervozizmi, i shkonte ndër mend ideja absurde për të vendosur tabela nëpër qytet ku të tregonte sa të padurueshëm ishin.

Por pasi vendosi t’i “fshijë” pothuajse në të gjitha platformat, situata ndryshoi. Nëse dikush nuk i përmend në bisedë, ajo shpesh harron që këta persona ekzistojnë.

“I kam fshirë nga kopshti i harlisur i mendjes sime”, shprehet ajo.

Edhe Bailey Parnell, themeluese dhe presidente e Qendrës për Mirëqenie Digjitale, konfirmon se kjo strategji mund të jetë shumë e dobishme. Sipas saj, kur heqim llogaritë që na shqetësojnë vazhdimisht, vendosim kufij që krijojnë një mjedis digjital më të shëndetshëm.

“Në këtë mënyrë, njerëzit mbrojnë shëndetin e tyre mendor duke ruajtur njëkohësisht edhe rrjetet sociale apo profesionale”, shpjegon ajo.

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të


Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk është gjithmonë aq e thjeshtë sa duket. Në disa raste, postimet që na irritojnë mund të na tërheqin pikërisht sepse shkaktojnë emocione të forta.

Terapistja, Monica Amorosi, shpjegon se pas një emocioni intensiv mund të ndodhë edhe një shpërthim dopamine. Nëse jeta është monotone dhe mungojnë stimujt, konsumimi i përmbajtjeve që na irritojnë mund të shndërrohet në një formë argëtimi ose shpërqendrimi.

Megjithatë, Amorosi paralajmëron se nuk duhet të shkojmë në ekstrem duke përjashtuar çdo mendim apo informacion që nuk na pëlqen. Kjo mund të na mbyllë në një “flluskë injorance”.

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

Në vend të kësaj, ajo sugjeron që rrjetet sociale të përdoren kryesisht si burim informacioni pozitiv, edukimi dhe lidhjeje me njerëz që ndajnë interesa të përbashkëta.

Sipas kësaj logjike, është më mirë të hiqen ata persona që na irritojnë vazhdimisht pa na ofruar asgjë me vlerë, për shembull, një koleg që nuk bën gjë tjetër veçse mburret vazhdimisht për sukseset e tij.

Në këtë mënyrë, përveç qetësisë mendore, mund të fitojmë edhe pak kohë të vlefshme. Siç shprehet edhe vetë Aggeler, shpesh kur shmang postime të tilla kursen disa minuta që përndryshe do t’i kalonte duke bërë screenshot dhe duke u ankuar tek miqtë.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

This change in the way we use social media could make our day better

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

There may not be a magic bullet to improve our mood and daily well-being, but a simple change in the way we use social media can make a real difference. This change is quick, easy, and according to many experts, brings tangible results.

The Guardian's well-being journalist, Madeleine Aggeler, decided to try a simple strategy: mute some users on social media.

The process varies from platform to platform, the feature may be called mute, snooze , or restrict , but the goal is the same. It gradually "cleans" our timeline of posts from people who, for whatever reason, ruin our mood, without having to remove them from our friends list.

Aggeler says he chose to mute some people for various reasons. Some he didn't want to remove from his friends list, while others he both unfollowed and muted to avoid their posts appearing through other people's reposts.

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

Among them was a famous person who had once treated her badly over a work issue, another who had insulted a friend of hers, as well as a former partner. According to her, these people's posts brought out the worst in her.
Every time she saw them on social media, she felt anger and frustration. In moments of nervousness, she even had the absurd idea of ​​putting up signs around the city showing how insufferable they were.

But after she decided to "delete" them on almost all platforms, the situation changed. If someone doesn't mention them in conversation, she often forgets that these people exist.

"I have erased them from the lush garden of my mind," she says.

Bailey Parnell, founder and president of the Center for Digital Wellbeing, also confirms that this strategy can be very helpful. According to her, when we remove accounts that constantly bother us, we set boundaries that create a healthier digital environment.

"In this way, people protect their mental health while also maintaining their social or professional networks," she explains.

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të


However, experts point out that this is not always as simple as it seems. In some cases, posts that irritate us may attract us precisely because they trigger strong emotions.

Therapist Monica Amorosi explains that after an intense emotion, a dopamine burst can also occur. If life is monotonous and lacking in stimuli, consuming content that irritates us can become a form of entertainment or distraction.

However, Amorosi warns that we shouldn't go to the extreme of excluding any opinion or information we don't like. This can trap us in a "bubble of ignorance."

Nuk është unfollow: mënyra më e zgjuar për të

Instead, she suggests that social networks be used primarily as a source of positive information, education, and connection with people who share common interests.

According to this logic, it is better to remove those people who constantly irritate us without offering us anything of value, for example, a colleague who does nothing but constantly brag about his successes.

This way, in addition to peace of mind, we can also gain some valuable time. As Aggeler himself says, often when he avoids such posts, he saves a few minutes that he would otherwise spend taking screenshots and complaining to friends.