
Këngëtarja e njohur Miley Cyrus duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Sipas një burimi pranë artistes, ajo ka hapur një kapitull të ri në jetën personale pas fejesës me muzikantin Max Morando, teksa tashmë ka nisur të mendojë për dasmën.
Një burim që foli për revistën People tregoi se çifti ëndërron një martesë intime dhe kuptimplotë, larg një eventi të madh dhe spektakolar. Sipas tij, këngëtarja 33-vjeçare e përmend shpesh këtë moment të rëndësishëm dhe ka një ide të qartë se si do të donte të ishte, por nuk planifikon një ceremoni tradicionale të madhe.
“Max është një person jashtëzakonisht privat dhe kjo lloj vëmendjeje nuk është aspak në stilin e tij. Kur të martohen, do të jetë diçka e vogël dhe shumë kuptimplotë për ta, jo një show i madh hollivudian,” u shpreh burimi.
Po sipas tij, Miley Cyrus po e shijon maksimalisht këtë periudhë të jetës.
“Ajo është shumë e lumtur dhe e dashuron jetën që po jeton tani. Duket sikur gjithçka po shkon në vendin e vet,” shtoi ai.
Miley Cyrus and Maxx Morando Want a 'Smaller and Meaningful' Wedding Rather Than a 'Big Hollywood Production' (Exclusive) https://t.co/LTDFBqAfI0
— People (@people) March 17, 2026
Një ditë pasi u bë publik lajmi për fejesën, këngëtarja foli hapur edhe për momentin e propozimit gjatë një interviste në emisionin Good Morning America. Ajo pranoi se ishte shumë e surprizuar nga mënyra se si partneri i saj arriti ta mbante sekret planin.
“Nuk është e lehtë të më surprizosh, sepse më pëlqen të kem kontroll mbi çdo situatë. Por këtë herë ia doli plotësisht. Isha shumë, shumë e befasuar,” tregoi ajo.
Artistja vlerësoi gjithashtu zgjedhjen e unazës së fejesës, duke thënë se partneri i saj kishte bërë “një punë të shkëlqyer”. Unaza e veçantë, një solitar elegant, u pa për herë të parë kur Cyrus u shfaq në premierën e filmit Avatar.
Sipas Jackie Ice, unaza është krijuar posaçërisht për këngëtaren dhe është një dizajn unik i realizuar me porosi. Kjo e bën edhe më të veçantë simbolin e dashurisë së çiftit, i cili duket se po ndërton marrëdhënien e tij larg zhurmës dhe madhështisë së zakonshme të Hollywood-it.


