Lifestyle

Po ju zënë vend kot! 5 gjëra që ekspertët këshillojnë t’i hidhni menjëherë

Po ju zënë vend kot! 5 gjëra që ekspertët

Mbajtja e shtëpisë të organizuar nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur ritmi i përditshëm është i ngarkuar. Megjithatë, ekspertët e organizimit thonë se sekreti nuk qëndron vetëm te sistemimi, por edhe te heqja dorë nga sendet që nuk na shërbejnë më. Sipas organizatores profesionale Allyson Cartwright, shumë prej nesh mbajmë objekte të panevojshme që zënë hapësirë dhe krijojnë rrëmujë pa e kuptuar.

Ajo sugjeron që disa sende të largohen menjëherë nga shtëpia, qoftë duke i ricikluar, dhuruar apo hedhur, në mënyrë që ambienti të mbetet më i pastër dhe funksional.

1. Kutitë bosh të pajisjeve elektronike

Shumë njerëz i ruajnë kutitë e telefonave, tabletëve apo pajisjeve të tjera elektronike për vite me radhë. Në shumicën e rasteve, ato nuk përdoren më kurrë dhe vetëm zënë vend në sirtarë apo dollapë. Dokumentet e rëndësishme mund të ruhen veçmas, ndërsa kutitë mund të hidhen.

2. Faturat dhe dokumentet e vjetra

Frika se të dhënat personale mund të bien në duar të gabuara bën që shumë njerëz të grumbullojnë dokumente të panevojshme. Zgjidhja është e thjeshtë: dokumentet e vjetra mund të copëtohen dhe më pas të hdhen, duke liruar hapësirë dhe duke shmangur grumbullimin e letrave.

3. Varëset metalike

Edhe pse janë praktike për transportimin e rrobave nga pastrimi kimik, varëset metalike nuk janë zgjidhja ideale për ruajtjen afatgjatë të veshjeve. Ato deformohen lehtë dhe mund të dëmtojnë formën e rrobave. Zëvendësimi i tyre me varëse më cilësore është një zgjedhje më e mirë.

4. Qeset plastike të pastrimit kimik

Shumë prej nesh i lënë rrobat të mbuluara me qeset plastike me të cilat vijnë nga pastrimi kimik. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tyre për periudha të gjata mund të ndikojë negativisht te pëlhurat dhe madje të shkaktojë zbehjen e ngjyrave.

5. Çorapet pa palë dhe të brendshmet e konsumuara

Nëse një çorape ka humbur prej kohësh "partneren", është koha të hiqni dorë prej saj. E njëjta gjë vlen edhe për të brendshmet e vjetra dhe të konsumuara. Përveçse zënë hapësirë, ato nuk janë më praktike për përdorim dhe duhet të zëvendësohen rregullisht.

Organizimi i shtëpisë nuk nënkupton vetëm sistemimin e sendeve, por edhe largimin e atyre sendeve që nuk kanë më funksion. Duke bërë herë pas here një “pastrim” të tillë, jo vetëm që fitoni më shumë hapësirë, por e bëni shtëpinë më të rregullt dhe më të lehtë për t’u mirëmbajtur.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether