Relationships

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju dëgjon”

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

Shumë prindër e kanë thënë të paktën një herë frazën: “Fëmija im nuk më dëgjon”. Por sipas psikologes klinike Dr. Becky Kennedy, problemi nuk është gjithmonë se fëmijët na injorojnë. Ajo shpjegon se në shumicën e rasteve, fëmijët në fakt dëgjojnë shumë mirë, por kanë vështirësi të bashkëpunojnë.

“Kur u themi ‘A do akullore?’ apo ‘Do edhe një episod tjetër të kukullave?’, papritur na dëgjojnë qartë”, thotë ekspertja. “Kjo do të thotë se ata nuk kanë problem me dëgjimin, por me bashkëpunimin.” Sipas saj, bashkëpunimi është një aftësi që mësohet dhe përforcohet me kalimin e kohës, pa pasur nevojë për bërtitura, kërcënime apo luftë pushteti mes prindit dhe fëmijës.

Dr. Kennedy e trajtoi këtë temë pasi një nënë i shkroi se përfundonte gjithmonë duke i bërtitur djalit të saj sepse “nuk e dëgjonte”. Psikologia shpjegon se shpesh u kërkojmë fëmijëve të lënë diçka argëtuese për të bërë diçka jo aq të këndshme, si për shembull të ndalin lojën për të rregulluar dhomën apo për të bërë detyrat.

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

“Edhe një i rritur do ta kishte të vështirë të linte serialin e preferuar për të pastruar kuzhinën”, shton ajo.

Sipas ekspertes, prindërit duhet ta shohin këtë jo si një “defekt” te fëmija, por si një sfidë normale të zhvillimit. Ajo këshillon që pritshmëritë të vendosen paraprakisht dhe jo në momentin e tensionit, ndërsa prindërit duhet të qëndrojnë “në të njëjtin ekip” me fëmijën dhe jo ta trajtojnë atë si problemin.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është vendosja e kufijve me empati dhe qetësi, në vend të reagimeve të zemëruara. Sipas Dr. Kennedy, mënyra se si prindërit reagojnë në këto momente ndikon jo vetëm në sjelljen e fëmijës, por edhe në marrëdhënien që ndërtojnë me të në të ardhmen.

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

Për shembull, në vend që një prind të bërtasë: “Fike menjëherë tabletin, nuk më dëgjon kurrë!”, ekspertët sugjerojnë një qasje më të qetë dhe të qartë: “Edhe pesë minuta lojë dhe më pas do hamë darkë”. Kur koha mbaron, prindi mund të afrohet pranë fëmijës, t’ia kujtojë marrëveshjen me qetësi dhe ta ndihmojë të bëjë kalimin nga loja te aktiviteti tjetër, pa kërcënime dhe pa tension.

Në vend që të thoni: “Sa herë duhet ta përsëris? Shko laji dhëmbët tani!”, mund të provoni: “Kur të mbarosh këtë lojë, do shkojmë bashkë të lajmë dhëmbët”. Kjo e ndihmon fëmijën të përgatitet psikologjikisht për ndryshimin e aktivitetit, pa u ndjerë i sulmuar.

Nëse fëmija refuzon të veshë rrobat për të dalë, në vend të urdhrit: “Vishu menjëherë!”, ekspertët sugjerojnë t’i jepni dy alternativa të thjeshta: “Do të veshësh bluzën blu apo të kuqen?”. Kur fëmijët ndihen se kanë pak kontroll mbi zgjedhjen, bashkëpunojnë më lehtë.

Kur fëmija nuk do të mbledhë lodrat, në vend të debatit apo kërcënimeve, prindi mund të thotë: “Le t’i mbledhim bashkë për dy minuta dhe pastaj lexojmë një përrallë”.

Kjo e kthen situatën nga konflikt në bashkëpunim dhe e bën detyrën më pak stresuese për fëmijën.

REELS

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Arbër Xhekaj, është sportisti më viral i momentit në Kanada

Clinical psychology shows how to behave when your child "doesn't listen to you"

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

Many parents have said the phrase, “My child doesn’t listen to me,” at least once . But according to clinical psychologist Dr. Becky Kennedy, the problem isn’t always that children are ignoring us. She explains that in most cases, children actually listen very well, but have difficulty cooperating.

“When we say to them, ‘Do you want ice cream?’ or ‘Do you want another episode of The Puppets?’, they suddenly hear us clearly,” says the expert. “This means that they don’t have a problem with listening, but with cooperation.” According to her, cooperation is a skill that is learned and reinforced over time, without the need for yelling, threats or power struggles between parent and child.

Dr. Kennedy addressed this topic after a mother wrote to her that she always ended up yelling at her son because he “didn’t listen.” Psychology explains that we often ask children to give up something fun to do something not so fun, such as stopping play to tidy up their room or do homework.

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

"Even an adult would find it difficult to leave their favorite series to clean the kitchen," she adds.

According to the expert, parents should see this not as a "defect" in the child, but as a normal developmental challenge. She advises that expectations be set in advance and not in the moment of tension, while parents should stay "on the same team" with the child and not treat it as the problem.

Another important tip is to set boundaries with empathy and calmness, instead of angry reactions. According to Dr. Kennedy, the way parents react in these moments affects not only the child's behavior, but also the relationship they build with them in the future.

Psikologia klinike tregon si të silleni kur fëmija “nuk ju

For example, instead of a parent yelling, “Turn off the tablet right now, you never listen to me!” , experts suggest a calmer, clearer approach: “Five more minutes of play and then we’ll have dinner .” When the time is up, the parent can approach the child, calmly remind them of the agreement, and help them transition from play to the next activity, without threats or tension.

Instead of saying, “How many times do I have to repeat that? Go brush your teeth now!” , you could try, “When you finish this game, we’ll go brush our teeth together .” This helps the child prepare psychologically for the change in activity, without feeling attacked.

If your child refuses to put on clothes to go out, instead of the command: “Get dressed right now!” , experts suggest giving them two simple alternatives: “Would you like to wear the blue or the red one?” When children feel they have some control over the choice, they cooperate more easily.

When the child won't pick up the toys, instead of arguing or threatening, the parent can say: "Let's pick them up together for two minutes and then read a story . "

This turns the situation from conflict to cooperation and makes the task less stressful for the child.