Metropolitan

Puthja e fundit para dënimit? Trump po mendon seriozisht të falë Diddy-n o.O

Puthja e fundit para dënimit? Trump po mendon seriozisht të falë
Foto: Sean "Diddy" Combs, Donald Trump, Melania Trump

Donald Trump po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i dhënë një falje presidenciale të plotë Sean “Diddy” Combs, para se të shpallet vendimi për dënimin e tij këtë tetor.

Sipas burimeve nga administrata e presidentit amerikan, diskutimet për faljen e ish-mogulit të muzikës janë bërë më konkrete gjatë javëve të fundit, pas shpalljes pjesërisht fajtor për trafik seksual në një gjyq të bujshëm në New York.

Ndërsa Diddy është në pritje të dënimit më 3 tetor, ku mund të përballet me 2 deri në 3 vite burg, zërat për një falje po intensifikohen. Edhe pse Shtëpia e Bardhë zyrtarisht refuzon të komentojë mbi ekzistencën (apo jo) të një kërkese për falje, njerëz të afërt me Diddy-n thuhet se janë duke lobuar aktivisht në prapaskenë.

Deri tani, avokatët e tij nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë përpjekje. Ndërkohë, emra të njohur nga bota e muzikës e kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj një faljeje të tillë, përfshirë edhe 50 Cent, i cili është shprehur publikisht se do të ndërhyjë personalisht që kjo të mos ndodhë.

Edhe pse Diddy shpëtoi nga akuzat më të rënda për trafikim seksual, gjykata e shpalli fajtor për transport me qëllim prostitucioni. Në procesin gjyqësor që zgjati 8 javë, dëshmitë tronditëse për festa me drogë, dhunë dhe abuzim tronditën opinionin publik, përfshirë edhe rrëfimet nga ish-e dashura e tij Cassie Ventura.

E gjithë kjo situatë po zhvillohet në një moment delikat politik për Trump-in, i cili po përballet me presion nga baza e tij për dosjet e fshehta të Jeffrey Epstein, si dhe me konflikte të reja me mediat që dikur i kishte aleate.

Burimi: Deadline

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Last kiss before sentencing? Trump is seriously considering pardoning Diddy oO

Puthja e fundit para dënimit? Trump po mendon seriozisht të falë
Photo: Sean "Diddy" Combs, Donald Trump, Melania Trump

Donald Trump is seriously considering granting a full presidential pardon to Sean “Diddy” Combs before his sentencing is announced this October.

According to sources from the US president's administration, discussions about pardoning the former music mogul have become more concrete in recent weeks, after he was found partially guilty of sex trafficking in a sensational trial in New York.

As Diddy awaits sentencing on October 3, where he could face 2 to 3 years in prison, rumors of a pardon are intensifying. Although the White House officially refuses to comment on the existence (or not) of a pardon request, people close to Diddy are said to be actively lobbying behind the scenes.

So far, his lawyers have not been directly involved in the effort. Meanwhile, prominent figures in the music industry have openly expressed their opposition to such a pardon, including 50 Cent, who has publicly stated that he will personally intervene to prevent it from happening.

Although Diddy escaped the most serious charges of sex trafficking, the court found him guilty of transportation for the purpose of prostitution. In the trial that lasted 8 weeks, shocking evidence of drug parties, violence and abuse shocked public opinion, including confessions from his ex-girlfriend Cassie Ventura.

This whole situation is unfolding at a delicate political moment for Trump, who is facing pressure from his base over the secret Jeffrey Epstein files, as well as new conflicts with the media that was once his allies.

Source: Deadline