Metropolitan

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5 rrëfimet *NAM* në biografinë e Gwyneth Paltrow

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5
Vanity Fair

Një biografi e re për Gwyneth Paltrow sapo është publikuar dhe është plot me zbulime bombastike. “Gwyneth: The Biography” nga Amy Odell ka bërë namin dhe ka rrëfyer për ndarjen nga Ben Affleck, Brad Pitt, prishjen e miqësisë me Madonna-n etj.

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5
 
Ja 5 nga zbulimet më bombastike!

Kishte shumë, po shumë qejf Hugh Grant (S’ka faj)

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5

"Gjatë xhirimeve të filmit “Emma”, Gwyneth shprehu dyshime te një anëtar i stafit nëse Brad Pitt ishte i duhuri për të dhe pranoi se kishte një simpati për Hugh Grant.
 
“Unë dhe Brad jemi rritur në mënyra të ndryshme”, ishte shprehur ajo, duke shtuar se duhet t’i shpjegojë Brad-it se ku ndryshon midhja nga beluga.

Brad Pitt ndihej i kërcënuar nga suksesi i saj

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5

"Pas publikimit të filmit “Emma”, Gwyneth shkonte shpesh te shtëpia e mikut të saj, grimierit Kevyn Aucoin dhe qante për Brad-in. Ai donte të ishte me të, por dukej se ndihej i kërcënuar nga suksesi dhe vëmendja që merrte ajo. Këshilla e Kevyn ishte e drejtpërdrejtë: “Ti duhet ta përfundosh këtë histori”.
 
Gwyneth dhe Pitt nuk dhanë kurrë një arsye të qartë për ndarjen e tyre në vitin 1997, edhe pse disa përmendin një thashethem që ajo e tradhtoi me kolegun e filmit “Sliding Doors”, John Hannah.
 
Ajo i tha në 2015-ën, në një intervistë me Howard Stern: “Unë nuk isha gati dhe ai ishte shumë i mirë për mua.”.

Bënte super seks me Ben Affleck

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5

"Ajo fliste hapur për sa shumë i pëlqente jeta e tyre seksuale. Një ditë i tha Kevyn se e adhuronte kur Affleck bënte [një akt të caktuar seksual]", shkruhet në biografi.

Ben Affleck ndoshta e tradhtoi

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5

"Gwyneth dhe Affleck u ndanë pas më shumë se një viti lidhje. Kimia fizike nuk mjaftoi për të kapërcyer prirjet e tij vetëshkatërruese, përfshirë, ndoshta, edhe tradhtinë", ka shkruar autorja e biografisë.

Pas ndarjes nga Ben, Gwyneth u shpreh: “I dua burrat, edhe pse janë gënjeshtarë, mashtrues dhe plehra”.

Përfundoi miqësinë me Madonna-n

Që nga pasiguritë e Brad deri te seksi fantastik me Ben: 5

"Marrëdhënia e tyre arriti një pikë kulmore kur Madonna u shfaq në një ishull ku Gwyneth dhe Chris Martin po pushonin. Madonna dukej sikur e dinte që Gwyneth do të ishte aty, gjë që për Gwyneth-in ishte e çuditshme, sipas një miku".
 
Madonna më pas këmbënguli që ata t’i bashkoheshin një darke të madhe, ku ajo shpërtheu ndaj vajzës së saj, Lourdes.

Gwyneth dhe Martin mbetën të shokuar nga sjellja. “Nuk mund të rri më pranë kësaj gruaje” i tha Martin Gwyneth-it. “Është e tmerrshme”, vijoi ai dhe Gwyneth ra dakord që Madonna ishte toksike dhe i dha fund miqësisë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅