Showbiz

Rihanna na tregon se si ndihen djemtë e saj për bebin nr. 3 *.*

Rihanna na tregon se si ndihen djemtë e saj për bebin nr. 3 *.*
GETTY IMAGES

Djemtë e Rihanna-s mezi presin të kenë një vëlla apo motër të re! Këngëtarja mori pjesë në premierën e filmit “Smurfs” në Los Angeles, së bashku me dy djemtë e saj, Riot dhe RZA (të cilët patën 1001 mimika dhe thuajse asnjë të lumtur).

Themeluesja e Fenty Beauty kaloi në tapetin blu me djemtë e saj, e veshur me një fustan të zi nga Saint Laurent. Ajo shprehu entuziazmin e fëmijëve të saj për pritjen e bebit të tretë, duke mos zbuluar gjininë:

“Ata janë të kënaqur. Do mërziteni shumë nëse është djalë?”, i pyeti ajo çunat, duke shtuar: “Gjithmonë kam dashur një vajzë, por Zoti e di më mirë, apo jo?”.

Riri shtoi se i do shumë djemtë e saj dhe nëse bebi nr. 3 është djalë, epo do të përjetojë të njëjtën dashuri.

Në qershor, A$AP Rocky nuk ishte aq i rezervuar sa partnerja e tij kur u pyet për mundësinë që fëmija i tretë të ishte vajzë. Gjatë premierës botërore të “Smurfs” në Bruksel, reperi u pyet nga bashkëprezantuesi i Entertainment Tonight, Kevin Frazier, nëse bebi nr. 3 “është vajza që kanë pritur?”

Duke lënë të kuptohet se çifti mund të presë një vajzë, Rocky u përgjigj me një buzëqeshje: “Po, është, vëlla.”

Riri konfirmoi shtatzëninë e saj gjatë paraqitjes në Met Gala, ku u shfaq rrëzëllitëse, duke u dhënë fund gjithë dyshimeve të fansave të saj.

 

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓