Metropolitan

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit (sërish) në ceremoni?

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit
Foto: Kieran Culkin, Sean Penn/ Getty

Sean Penn fitoi çmimin e tij të tretë Oscar në ceremoninë e Academy Awards 2026 të dielën në mbrëmje, por aktori nuk ishte i pranishëm për ta marrë personalisht trofeun.

Ai u shpall fitues në kategorinë e Aktorit më të Mirë në Rol Dytësor për interpretimin e kolonelit Steven J. Lockjaw në filmin "One Battle After Another", me regji nga Paul Thomas Anderson. Megjithatë, Penn nuk mori pjesë në ceremoni pasi ndodhej jashtë vendit në atë moment.

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

Çmimin në emër të tij e pranoi aktori Kieran Culkin, fitues i së njëjtës kategori vitin e kaluar për rolin në filmin "A Real Pain". Gjatë momentit në skenë, Culkin bëri edhe një shaka, duke thënë se Penn "nuk mund të ishte këtu sonte, ose ndoshta nuk donte të ishte", ndaj ai do ta merrte çmimin në emër të tij.

Ky është Oscar-i i tretë në karrierën e Penn. Ai më parë fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë për rolet në filmat "Mystic River" në vitin 2004 dhe "Milk" në vitin 2009. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë gjithashtu i nominuar në të njëjtën kategori për interpretimet në "Dead Man Walking", "Sweet and Lowdown" dhe "I Am Sam".

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

Për rolin në "One Battle After Another", Penn fitoi më herët edhe çmimin për Aktorin më të Mirë në Rol Dytësor në ceremoninë e BAFTA Film Awards dhe në Screen Actors Guild Awards në muajin shkurt. Edhe në ato ceremoni ai mungoi.

Në garën e këtij viti për Aktorin më të Mirë në Rol Dytësor, Penn përballej me disa emra të njohur të industrisë së filmit, përfshirë kolegun e tij Benicio del Toro, yllin e filmit "Sentimental Value" Stellan Skarsgård, aktorin Delroy Lindo nga filmi "Sinners", si dhe Jacob Elordi, i cili luan rolin kryesor në filmin "Frankenstein" të regjisorit Guillermo del Toro.

Ndonëse u justifikua me faktin se ndodhej jashtë vendit, mungesa e Sean Penn në ceremoninë e Academy Awards 2026 nuk është fort e habitshme, pasi aktori ka shprehur shpesh një distancë të dukshme ndaj ceremonive të çmimeve.

Në një intervistë të dhënë këtë vit për revistën Newsweek, Penn pranoi se nuk ndihet rehat me gjithë ceremoninë që shoqëron çmimet e mëdha të industrisë së filmit.

“Nuk është se nuk dua ta fitoj çmimin, por gjithçka që vjen me të – gjithë përshëndetjet, buzëqeshjet dhe formalitetet – më krijojnë një lloj ankthi social,” tha ai.

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

Aktori shtoi se edhe kur fitoi Oscar për rolin në "Mystic River" në vitin 2004, ndjesia kryesore që përjetoi nuk ishte triumfi personal, por lehtësimi që ekipi i filmit nuk u zhgënjye.

“Ndjeva më shumë lehtësim sesa festë, sepse shumë njerëz kishin investuar shumë në atë film,” u shpreh ai.

Penn ka qenë edhe kritik ndaj vetë institucionit të çmimeve. Në një konferencë për shtyp gjatë Marrakech International Film Festival në vitin 2024, ai deklaroi se nuk është shumë i entuziazmuar nga Oscars.

“Nuk emocionohem shumë për atë që quajmë çmimet Oscar,” tha aktori, duke shtuar se sipas tij Akademia shpesh ka treguar “një frikë të jashtëzakonshme që kufizon imagjinatën dhe shprehjen kulturore”.

Këto deklarata e bëjnë më pak të dyshimtë faktin që aktori nuk ishte i pranishëm për të marrë personalisht statujën e tij të tretë në ceremoninë e këtij viti, shtuar këtu dhe batutën e Kieran Culkin.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Sean Penn won his third Oscar, but why didn't he show up (again) at the ceremony?

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit
Photo: Kieran Culkin, Sean Penn/Getty

Sean Penn won his third Oscar at the 2026 Academy Awards ceremony on Sunday night, but the actor was not present to personally accept the trophy.

He was named Best Supporting Actor for his portrayal of Colonel Steven J. Lockjaw in the Paul Thomas Anderson film "One Battle After Another." However, Penn was unable to attend the ceremony as he was out of the country at the time.

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

Accepting the award on his behalf was actor Kieran Culkin, winner of the same category last year for his role in the film "A Real Pain." During his moment on stage, Culkin also joked, saying that Penn "couldn't be here tonight, or maybe he didn't want to be," so he would accept the award on his behalf.

This is Penn's third Oscar win. He previously won Best Actor for his roles in "Mystic River" in 2004 and "Milk" in 2009. During his career, he has also been nominated in the same category for his performances in "Dead Man Walking," "Sweet and Lowdown" and "I Am Sam."

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

For his role in "One Battle After Another," Penn previously won Best Supporting Actor at the BAFTA Film Awards and the Screen Actors Guild Awards in February. He also missed those ceremonies.

In this year's Best Supporting Actor competition, Penn faced off against several industry heavyweights, including his co-star Benicio del Toro, "Sentimental Value" star Stellan Skarsgård, "Sinners" actor Delroy Lindo, and Jacob Elordi, who stars in Guillermo del Toro's "Frankenstein."

Although he was excused by the fact that he was abroad, Sean Penn's absence from the 2026 Academy Awards ceremony is not very surprising, as the actor has often expressed a noticeable distance from award ceremonies.

In an interview this year with Newsweek magazine, Penn admitted that he is uncomfortable with the whole ceremony that accompanies the film industry's major awards.

“It's not that I don't want to win the award, but everything that comes with it – all the greetings, smiles and formalities – creates a kind of social anxiety for me,” he said.

Sean Penn fitoi Oscar-in e tij të tretë, por pse nuk u paraqit

The actor added that even when he won an Oscar for his role in "Mystic River" in 2004, the main feeling he experienced was not personal triumph, but relief that the film crew was not disappointed.

"I felt more relief than celebration, because a lot of people had invested a lot in that film," he said.

Penn has also been critical of the awards institution itself. At a press conference during the Marrakech International Film Festival in 2024, he stated that he is not very enthusiastic about the Oscars.

"I don't get too excited about what we call the Oscars," the actor said, adding that he believes the Academy has often shown "an extraordinary fear that limits imagination and cultural expression."

These statements make it less suspicious that the actor was not present to personally receive his third statue at this year's ceremony, added to this is Kieran Culkin's joke.