Metropolitan

Si rrallëherë, Kim flet për martesën toksike me Kanye-n: “Nuk e dija se me çfarë do të përballesha kur të zgjohesha”

Si rrallëherë, Kim flet për martesën toksike me Kanye-n:
Vanity Fair/ Festa e çmimeve Oscar

Kim Kardashian ka folur hapur për jetën e saj romantike! Themeluesja e SKIMS, 44 vjeç, u shfaq në episodin e 15 tetorit të podcast-it të Alex Cooper, “Call Her Daddy”, ku foli për anën “toksike” të marrëdhënies së saj me reperin.

“Kam një problem që mbaj mend vetëm të mirat”, u shpreh Kim për lidhjet e saj të kaluara. “Jam një person që fal shumë, por që kur jam divorcuar, nuk kam dalë më me dikë në atë mënyrë që të kem një lidhje toksike”.

Ajo shtoi se me moshën ka ardhur edhe një qasje më e matur ndaj marrëdhënieve: “Mendoj se kur rritesh, thjesht nuk e toleron më atë lloj sjelljeje. Nuk ke më kohë.”

Divorci i Kim dhe Kanye u finalizua në nëntor të vitit 2022, pasi ajo kishte paraqitur kërkesën për ndarje në fillim të vitit 2021, pas martesës së tyre në vitin 2014. Lidhja e saj e vetme e gjatë dhe publike pas Kanye-s ishte me Pete Davidson, nga tetori i vitit 2021 deri në gusht të 2022-shit.

Si rrallëherë, Kim flet për martesën toksike me Kanye-n:

Më vonë në episod, ajo foli më gjerësisht për shkatërrimin e martesës së saj me Kanye, 48 vjeç.

“Njerëzit mund të thonë se kishte shenja dhe ndoshta unë nuk po i kushtoja vëmendje,” pranoi nëna e katër fëmijëve. “Mendoj se kur dikush përjeton për herë të parë një krizë mendore, ti dëshiron të jesh mbështetës, do ta ndihmosh ta kuptojë çfarë po ndodh, të jesh aty për të.”

Ajo shtoi se Kanye nuk ishte “i gatshëm të bënte ato ndryshime” që ajo i konsideronte “shumë të shëndetshme dhe të dobishme”.

“Është shumë e vështirë të vazhdosh një marrëdhënie që mund të jetë toksike. Kur ke fëmijë, është shumë më e vështirë të largohesh sesa të qëndrosh. Dhe kjo ndryshon përgjithmonë jetën e të gjithëve”, shtoi ajo.

Por në fund, Kim tha se ajo donte të jepte një shembull pozitiv për fëmijët e tyre, North, 12 vjeç; Saint, 9 vjeç; Chicago, 7 vjeç dhe Psalm, 6 vjeç, duke u larguar nga bashkëshorti i saj dhe babai i tyre.

“Kur shëndeti im mendor fillon të ndikohet dhe nuk mund të jem prind në mënyrën e duhur, nuk mund të jem e pranishme dhe e përqendruar, atëherë dikush duhet ta bëjë,” shpjegoi ajo. “Duhej ta shpëtoja veten për të qenë një nënë më e mirë për të gjithë dhe mendoj se kur të rriten, do ta kuptojnë dhe do ta shohin të gjithën.”

Duke reflektuar mbi martesën me reperin, ylli i “The Kardashians” nuk e quan atë një dështim.

“Një marrëdhënie që ka zgjatur mbi një dekadë dhe ka sjellë në jetë katër fëmijë të mrekullueshëm, nuk është një dështim,” tha ajo.

Sa i përket pikës së krisjes në martesë, Kim përmendi daljet publike të Kanye-s kundër nënës së saj, Kris Jenner dhe motrave të saj, mungesën e ndjenjës së sigurisë dhe vendimet e paqëndrueshme financiare të reperit.

Si rrallëherë, Kim flet për martesën toksike me Kanye-n:

“Thjesht të mos ndihesh e sigurt, jo domosdoshmërisht fizikisht, por ndoshta emocionalisht apo financiarisht. Fakti që mund të kthehesha në shtëpi dhe të mos gjeja asnjë nga 5 Lamborghini-t, sepse ai mund t’ua kishte dhuruar miqve të tij, pasi kishte përjetuar një krizë…”, shpjegoi ajo.

Më tej, theksoi se: “Nuk e dije kurrë se me çfarë do të përballeshe kur zgjoheshe në mëngjes dhe kjo është një ndjesi shumë e pasigurt.”

Kanye zbuloi se është diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2018, gjatë publikimit të albumit “Ye”. Kjo erdhi pas një shtrimi në spital për “emergjencë psikiatrike” në nëntor të 2016-ës, pasi anuloi turneun “Saint Pablo”. Në vitin 2020, një burim i tha revistës People se reperi kishte përjetuar episode manie dhe depresive të lidhura me çrregullimin bipolar.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅