Metropolitan

Taylor Swift mund të ketë prishur një tjetër miqësi (për faj të saj)

Taylor Swift mund të ketë prishur një tjetër miqësi
Taylor Swift/ Instagram

Taylor Swift, mesa duket, nuk ka shumë fat me miqtë! Sipas burimeve të ndryshme, shoqëria e saj shumëvjeçare me Ed Sheeran mund të jetë krisur, për shkak të albumeve të tyre të fundit.

Tay publikoi albumin e saj të dymbëdhjetë, “The Life of a Showgirl”, më 3 tetor, ndërsa Ed publikoi albumin e tij të tetë, “Play”, disa javë më herët, më 12 shtator.

Taylor Swift mund të ketë prishur një tjetër miqësi

Sipas një raporti të ri nga Daily Mail, një burim nga industria muzikore ka treguar se këngëtari i “The A Team” ishte “i irrituar” që albumi i Taylor-it e bllokoi të tijin nga vendi i parë në “Billboard Hot 100” dhe në listat britanike të albumeve. Thuhet se albumi i Ed arriti në vendin e parë në javën e publikimit, por sapo doli “The Life of a Showgirl”, ai u zbrit nga lista pasi Taylor mori kryesimin.

“Ed i merr këto gjëra shumë seriozisht dhe planifikon me kujdes datat e publikimeve,” tha burimi. “Ai e njoftoi albumin e tij katër muaj më parë, por Taylor njoftoi të sajin vetëm dy javë para daljes, çka e la ekipin e tij duke u përpjekur të fitonte sa më shumë vëmendje përpara se të dilte albumi i saj. Ai u mërzit shumë dhe me të drejtë me arsye.”

Burimi shtoi:

“Nuk është hera e parë që Taylor bën diçka të tillë. Ka precedentë për këtë.”

Sipas raportit, Taylor publikoi një version ekskluziv në vinyl të albumit “The Tortured Poets Department” në Mbretërinë e Bashkuar të së njëjtës javë kur Charli XCX publikoi “Brat” çka e pengoi Charlin të arrinte vendin e parë në klasifikime.

Së fundmi, Taylor foli për miqësinë e saj 12-vjeçare me Ed në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku rrëfeu se kishte harruar t’i tregonte atij për fejesën me Travis Kelce.

 “Ai s’ka telefon,” tha Taylor gjatë episodit të 6 tetorit. “Nëse do ta kontaktosh, duhet t’i shkruash email. Nëse do të bësh FaceTime, duhet të gjejë një iPad. Ia japin sikur t’i jepnin një fëmije iPad-in”.

“Është një nga njerëzit e mi më të preferuar në planet. Kur lajmi doli, thashë: ‘Harruam të telefononim Ed-in! Oh, jo!’ Ai është si familje për mua. E dua shumë. Por nuk ka telefon.”

Më vonë, Ed e konfirmoi këtë histori duke komentuar në një video të intervistës në TikTok:  “Përshëndetje nga koha ime e kufizuar me iPad! Kjo është e vërtetë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Thashethemet për një përçarje mes tyre vijnë menjëherë pas suksesit rekord të Taylor Swift me “The Life of a Showgirl”, që shiti 4 milionë kopje fizike, vetëm në shtatë ditët e para të publikimit.

Ndërkohë, një tjetër miqësi e Taylor, ajo me Blake Lively-n ka pësuar krisjen, pasi kjo e fundit e përfshiu në gjyqin kundër Justin Baldon-it. 

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅