
Mesazhe private të cilësuara si flirtuese mes Princi Harry-t dhe gazetares britanike Charlotte Griffiths janë bërë publike në kuadër të një beteje ligjore kundër Associated Newspapers Limited, që zotëron Daily Mail dhe Mail on Sunday.
Publikimi i këtyre komunikimeve synon të kundërshtojë deklaratën e Harry-t në gjykatë, ku pohuoi se e kishte takuar gazetaren vetëm një herë dhe kishte ndërprerë çdo kontakt sapo kishte mësuar për profesionin e saj. Megjithatë, provat e reja paraqesin një version ndryshe të ngjarjeve.
Sipas dëshmisë së Griffiths, kontakti mes tyre nisi në vitin 2011, kur princi e shtoi si mikeshë në Facebook dhe i dërgoi numrin e tij personal. Po atë vit, ata u takuan në një festë që zgjati gjatë gjithë natës, ndërsa mëngjesin pasues shkëmbyen mesazhe me flirtuese .
“Përshëndetje, Z. Naughty… Çfarë fundjave e çmendur dhe argëtuese”, i shkroi ajo, ndërsa Harry iu përgjigj se ishte “pa dyshim një nga fundjavat më të mira” që kishte kaluar ndonjëherë. Në një tjetër mesazh, ai e ftonte në një festë tjetër, duke i thënë se kishte humbur një mbrëmje të këndshme.
Komunikimi mes tyre duket se ka vazhduar edhe në vitin 2012. Në një nga mesazhet, Griffiths i shkruan se i kishte munguar, ndërsa Harry i përgjigjet duke përmendur angazhimet e tij dhe duke shtuar se do të kishte dashur të ishte i pranishëm në disa evente. Mesazhet, sipas raportimeve, përfshinin edhe nota intime dhe përfundonin me puthje.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Princi Harry ka deklaruar se takimi i tyre kishte ndodhur në shtëpinë e producentit Arthur Landon dhe se në atë kohë nuk ishte në dijeni që Griffiths ishte gazetare. Ai ka këmbëngulur se kontaktet u ndërprenë sapo e mësoi këtë fakt.
Çështja ligjore është pjesë e një padie më të gjerë, ku Duka i Sussex dhe disa paditës të tjerë akuzojnë Associated Newspapers Limited për mbledhje të paligjshme informacioni që prej viteve ’90, përfshirë përgjime dhe ndërhyrje në komunikimet private. Kompania i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje.
Rasti vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke hedhur dritë jo vetëm mbi marrëdhëniet personale të figurave publike, por edhe mbi kufijtë e privatësisë në epokën digjitale.


