News

Vjedhja për 7 minuta në muzeun e Luvrit: Një përmbledhje e ngjarjes që shokoi botën

Vjedhja për 7 minuta në muzeun e Luvrit: Një përmbledhje e
Gonzalo Fuentes/Reuters

Një muze historik që u trondit nga një grabitje spektakolare

Të armatosur me mjete profesionale dhe plan të mirëorganizuar, disa persona hynë në një nga sallat më të zbukuruara të muzeut dhe u larguan me tetë bizhuteri historike të paçmueshme. Muzeu më i vizituar në botë u mbyll menjëherë të dielën pas grabitjes, e cila kishte në shënjestër dy vitrina në Galerinë Apollon, ku ruhen bizhuteritë e kurorës franceze.

Bizhuteritë e vjedhura

Vjedhja për 7 minuta në muzeun e Luvrit: Një përmbledhje e

- Mes bizhuterive ishte edhe një varëse me smeraldë dhe diamante që Napoleoni ia kishte dhuruar gruas së tij, Maria Luiza.

- Një kurorë e perandoreshës Eugénie, bashkëshortja e Napoleonit III, u gjet e thyer pranë muzeut pasi hajdutët u arratisën. Ajo ishte e stolisur me shqiponja të arta, 1,354 diamante dhe 56 smeraldë.

- Të tjera bizhuteri të vjedhura përfshinin një varëse dhe vathë me safir që i përkisnin Hortense-s, vajzës së njerkës së Napoleonit, e cila më vonë u bë mbretëreshë e Holandës, si dhe mbretëreshës Marie Amélie në shekullin XIX.

Ministria franceze e Kulturës konfirmoi se tetë objekte u vodhën, përfshirë edhe varësen e Napolonit.

Mbyllja e muzeut

Njerëzit u evakuuan menjëherë dhe muzeu u mbyll për të ruajtur provat dhe për t’u dhënë mundësi hetuesve dhe ekspertëve të gjurmëve të punojnë në vendngjarje. Ministri shkroi më vonë në rrjete sociale:

“Të sulmosh Luvrin, do të thotë të sulmosh historinë dhe trashëgiminë tonë.”

Muzeu njoftoi se do të mbyllej për arsye të jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës.

Hetimet

Vjedhja për 7 minuta në muzeun e Luvrit: Një përmbledhje e

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim zyrtar për vjedhjen dhe po vlerëson vlerën e saktë të objekteve të vjedhura. Ministria e Kulturës bëri të ditur se alarmet u aktivizuan menjëherë kur u hapën vitrinat, ndërsa rojat ndërhynë, por hajdutët arritën të arratiseshin duke lënë pas pajisjet e tyre.
 
Sipas Le Parisien, hajdutët ishin të veshur si punëtorë ndërtimi, me xhaketa të verdha, për të mos ngjallur dyshime. 

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, vizitoi vendngjarjen dhe e përshkroi grabitjen si “një operacion të organizuar në mënyrë të përsosur”. Ai tha për radion France Inter:

“U vodhën bizhuteri me vlerë të paçmuar, me rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë kulturore.”

Sipas tij, hajdutët sulmuan në orën 09:30 të mëngjesit dhe iu deshën vetëm 7 minuta për të marrë bizhuteritë. Ata përdorën kamio dhe ngritëse për t’u futur nga një pjesë ku po kryheshin punime ndërtimi dhe thyen xhamat me mjet prerës industrial.
 
Nuñez tha se dyshohet për tre ose katër autorë, të gjithë profesionistë, që kishin “studiuar paraprakisht çdo detaj të ndërtesës”. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar identitetin e tyre.

Reagimet e qeverisë

Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, ishte e para që njoftoi incidentin në rrjetet sociale:

“Një grabitje ndodhi këtë mëngjes në momentin e hapjes së muzeut të Luvrit. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar,” – shkroi ajo.

Kryetari socialist i qendrës së Parisit, Ariel Weil, u shpreh “i tronditur”, duke thënë se ngjarja “duket si një skenar filmi”.
 
Ndërsa kreu i partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National, Jordan Bardella, tha:

“Luvri është një simbol global i kulturës sonë. Kjo grabitje, që i lejoi hajdutëve të marrin bizhuteritë e kurorës franceze, është një turp i padurueshëm për vendin tonë.”

Presidenti Emmanuel Macron reagoi në X, duke thënë:

“Kjo grabitje në Luvër është një sulm ndaj trashëgimisë që e duam sepse është vetë historia jonë. Do t’i rikthejmë veprat dhe fajtorët do të përballen me drejtësinë!”.

Muzetë në shënjestrën e grabitësve

Vjedhja për 7 minuta në muzeun e Luvrit: Një përmbledhje e

Luvri është një nga qendrat më të mëdha të artit në botë, me mbi 8 milionë vizitorë në vit, që shohin gjithçka; nga skulpturat klasike te piktura e Mona Lisa-s.

Në vitin 1911, piktura “Mona Lisa” u vodh nga një punëtor italian, Vincenzo Peruggia, i cili e fshehu gjithë natën në një dollap të muzeut. U deshën 24 orë që mungesa e saj të vërehej dhe tabloja u rikthye vetëm pas tre vitesh, pasi u gjet në Firence.
 
Grabitja më e fundit ndodhi në vitin 1998, kur një pikturë e Jean-Baptiste-Camille Corot u hoq nga muri dhe nuk u gjet kurrë.
 
Së fundmi, disa muze francezë janë bërë objektiv i hajdutëve. Në nëntor të 2024-ës, katër burra me sëpata dhe shkopinj bejsbolli thyen vitrina në muzeun "Cognacq-Jay" në Paris, duke vjedhur objekte të çmuara të shekullit XVIII, disa prej tyre të huazuara nga vetë Luvri dhe koleksioni mbretëror britanik.
 

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj