Health

5+ gjëra që okulistët nuk i bëjnë kurrë (dhe as ti s’duhet)

5+ gjëra që okulistët nuk i bëjnë kurrë (dhe as ti
Foto: Pinterest

Sytë janë nga ato gjëra që i marrim si të mirëqena, derisa diçka nuk shkon. Deri në atë moment, zakonisht nuk mendojmë shumë për mënyrën si i trajtojmë çdo ditë, edhe pse janë ndoshta organi që lodhet më shumë në heshtje.

Sipas okulistëve, ka disa zakone që duken krejt të parrezikshme, por në fakt mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shikimin tonë, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen.

Një nga më të zakonshmet është fjetja me lente kontakti. Edhe nëse ndodh rrallë, është një nga gjërat që specialistët thonë se nuk do ta bënin kurrë. Gjatë natës, bakteret shumohen më lehtë dhe rreziku për infeksione serioze rritet ndjeshëm.

Po aq problematik është edhe qëndrimi i gjatë para ekranit pa pushime. Telefoni, laptopi, televizori, madje edhe libri, të gjitha kërkojnë fokus nga afër për periudha të gjata, dhe kjo lodh sytë më shumë nga sa mendojmë. Rregulli i thjeshtë “20-20-20”: çdo 20 minuta, shiko për 20 sekonda diçka 20 metra larg.

Ndërkohë, ndryshimet e papritura në shikim janë nga ato sinjale që nuk duhen injoruar. Drita që pulson, njolla të reja apo ndjesia sikur diçka mbulon një pjesë të shikimit mund të jenë shenja serioze dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.

Edhe rutina e përditshme ka ndikim më të madh nga sa duket. Fjetja me makeup, për shembull, nuk është vetëm çështje lëkure. Mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin e syve, duke rritur rrezikun për irritime dhe infeksione.

Po ashtu, mos shikoni direkt diellin. Edhe për pak sekonda, pa mbrojtjen e duhur, mund të dëmtojë në mënyrë të përhershme retinën.

Një tjetër zakon që shpesh nënvlerësohet është përdorimi i ujit të rubinetit për të shpëlarë lentet. Mjekët theksojnë: nuk duhet bërë kurrë. Mikroorganizmat në ujë mund të shkaktojnë infeksione serioze që në raste ekstreme çojnë edhe në humbje të shikimit.

Dhe pastaj vijnë gjërat më “të mëdha”, por që lidhen direkt me stilin e jetesës: duhani, vaping, ushqimi i pabalancuar. Të gjitha këto ndikojnë jo vetëm në shëndetin e përgjithshëm, por edhe në sytë, ndonjëherë në mënyra që nuk i lidhim menjëherë me to.

Ka edhe disa gjëra që shpesh i shtyjmë pa arsye, si kontrolli i syve. Shumë probleme zhvillohen pa simptoma të dukshme dhe zbulohen vetëm përmes një kontrolli rutinë. Me fjalë të tjera: fakti që “sheh mirë” nuk do të thotë që gjithçka është në rregull.

REELS

Një përvojë që dhurohet. @skiniqclinique #SkinIQClinique #GiftTheExperience

🤣🤣🤣🤣

Kush e di, e di! Ju që e dini komentoni.

Pse s’punon ky ore?!!! 🤓

🤓

😎

Mezi pres.

@coachella bëri bashkë Justin Bieber&Billie Eilish 🥰

Një alternativë moderne. Pa tym, pa zhurmë, thjesht pjesë e stilit dhe e përditshmërisë suaj.

Ana romantike e @djgeek 😍

9 things ophthalmologists never do (and you shouldn't either)

5+ gjëra që okulistët nuk i bëjnë kurrë (dhe as ti
Photo: Pinterest

Eyes are one of those things we take for granted until something goes wrong. Until that moment, we usually don't think much about how we treat them every day, even though they are perhaps the organ that gets tired the most in silence.

According to ophthalmologists, there are some habits that seem completely harmless, but can actually have a direct impact on our vision, not only now, but also in the future.

One of the most common is sleeping with contact lenses in . Even if it happens rarely, it's one of the things that specialists say they would never do. At night, bacteria multiply more easily and the risk of serious infections increases significantly.

Just as problematic is staring at a screen for long periods of time without taking a break . Your phone, laptop, TV, even a book, all require you to focus closely for long periods of time, and this strains your eyes more than you think. The simple “20-20-20” rule: every 20 minutes, look at something 20 feet away for 20 seconds.

Meanwhile, sudden changes in vision are among those signals that should not be ignored. Flashing lights , new spots , or the feeling as if something is covering part of your vision can be serious signs and require immediate attention.

Even your daily routine has a bigger impact than you might think. Sleeping with makeup on , for example, isn't just a skin issue. It can directly affect your eye health, increasing your risk of irritation and infection.

Also, don't look directly at the sun. Even for a few seconds, without proper protection, it can permanently damage the retina.

Another habit that is often underestimated is using tap water to rinse your lenses . Doctors emphasize: it should never be done. Microorganisms in the water can cause serious infections that in extreme cases even lead to loss of vision.

And then come the “big” things, but directly related to lifestyle: smoking , vaping , unbalanced diet. All of these affect not only general health, but also the eyes, sometimes in ways we don't immediately associate with them.

There are also some things that we often put off for no reason, like eye exams. Many problems develop without any obvious symptoms and are only discovered through a routine checkup. In other words: the fact that you “see well” does not mean that everything is fine.