Health

8 perime që, sipas dietologëve, ndonjëherë janë më mirë të konservuara sesa të freskëta

8 perime që, sipas dietologëve, ndonjëherë janë më
Foto: Olga Yastremska / Getty Images

Ushqimet e konservuara zakonisht nuk konsiderohen fare në botën e ushqimit të shëndetshëm. Shumë njerëz i konsiderojnë automatikisht si ushqime me më pak vlera ushqyese, më shumë kripë dhe “zgjidhje dembele” për gatim. Por sipas dietologëve, disa perime në fakt mund të jenë po aq të mira, madje ndonjëherë edhe më praktike apo më të pasura me disa lëndë ushqyese, kur blihen të konservuara.

Sidomos kur nuk janë në sezon, perimet e konservuara mund ta ruajnë më mirë shijen, të zgjasin më shumë dhe t’ju kursejnë shumë kohë në kuzhinë.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Domatet

Domatet e konservuara konsiderohen një nga shembujt më të mirë. Procesi i gatimit gjatë konservimit rrit përthithjen e likopenit, një antioksidant që ndihmon për shëndetin e zemrës dhe uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit. Plus, janë gjithmonë gati për supë, salca apo makarona.

Kungulli

Kungulli i konservuar është shumë praktik dhe ruan fibrat, vitaminën A dhe kaliumin. Ndryshe nga kungulli i freskët, nuk ka nevojë për pastrim, prerje apo pjekje.

Panxhari

Panxhari i freskët kërkon kohë për t’u zier dhe qëruar. Versioni i konservuar ju kursen gjithë këtë proces, ndërsa ruan folatin, kaliumin dhe përbërësit që ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Misri

Misri i konservuar zakonisht përpunohet menjëherë pas korrjes, ndaj ruan mirë shijen dhe vlerat ushqyese. Është praktik për sallata, supa apo taco dhe nuk kërkon asnjë përgatitje.

Bishtajat

Bishtajat e freskëta prishen shpejt në frigorifer, ndërsa ato të konservuara zgjasin shumë më tepër dhe vazhdojnë të jenë burim i mirë fibrash dhe vitamine K.

Angjinaret

Angjinaret e freskëta kërkojnë shumë punë për t’u pastruar dhe gatuar. Zemrat e angjinareve në konservë janë më të lehta për t’u përdorur në makarona, sallata apo pica.

Bizelet

Bizelet humbasin shpejt ëmbëlsinë pasi mblidhen, ndaj versioni i konservuar mbetet një alternativë më praktike. Për më tepër, janë të pasura me fibra dhe proteina bimore.

Spinaqi

Spinaqi zvogëlohet shumë gjatë gatimit, ndaj versioni në konservë është më i përqendruar në hekur, folat dhe vitaminë K. Gatimi gjithashtu ndihmon trupin të përthithë më mirë disa minerale.

Ekspertët sugjerojnë të zgjidhni versione me pak kripë ose pa kripë të shtuar dhe t’i shpëlani me ujë para përdorimit. Gjithashtu, perimet e konservuara në ujë janë zakonisht zgjedhja më e mirë krahasuar me ato në salca apo shurupe.

Pra jo, jo çdo gjë e konservuar është automatikisht “më pak e shëndetshme”. Ndonjëherë është thjesht mënyra më realiste për të ngrënë më shumë perime pa i lënë të prishen në frigorifer.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether