
Aktorja Alexa Demie, e njohur për rolin e saj si Maddy në serialin Euphoria, ka folur së fundmi për të ardhmen e projektit, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për vazhdimësinë e tij.
“Ndoshta ky do të jetë sezoni i fundit”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se historia mund të mbyllet më shpejt nga sa prisnin fansat.
Edhe pse nuk dha detaje konkrete, deklarata e saj vjen në një moment kur produksioni i serialit është përballur me vonesa dhe problematika.
@extra_tv Alexa Demie reacts to if #Euphoria Season 3 is the last and teases a “very fitting” ending for Maddy’s storyline. #alexademie #maddyperez #euphoriaseason3 ? original sound - ExtraTV
Gjatë viteve të fundit, “Euphoria” ka kaluar disa sfida, duke përfshirë ndryshime në kast dhe vështirësi në procesin e prodhimit. Një nga momentet më të rënda për ekipin ishte humbja e Angus Cloud në vitin 2023, që ndikoi ndjeshëm në atmosferën dhe xhirimin e serialit.
Alexa Demie ndau gjithashtu reflektime personale për përvojën e saj në xhirime, duke theksuar se lidhja me personazhin e Maddy-t mbetet shumë e fortë.

“Gjatë viteve kam dashur lirinë e shprehjes së Maddy-t. Edhe pse ajo nuk thotë gjithmonë gjënë e duhur, shpesh thotë atë që nuk mendon, dhe kjo, në një mënyrë, është lehtësuese,” u shpreh aktorja.
Duke folur për kolegët e saj, si Zendaya, Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi, ajo theksoi talentin dhe energjinë e veçantë që ka karakterizuar kastin:
“Të jesh mes tyre është diçka shumë e veçantë. Është një grup njerëzish unik.”

Ndërsa fansat presin me padurim sezonin e radhës, duket se gjasat janë që “Euphoria” të mbyllë kapitullin e saj.



