Lifestyle

"Arratisja": Trendi i ri që i transformon shtëpitë tona në parajsa

"Arratisja": Trendi i ri që i transformon shtëpitë tona

Në një kohë kur ritmi i jetës bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe stresi pjesë e përditshmërisë, shtëpia po merr një rol të ri, pasi nuk shihet  më vetëm si një vend për të pushuar, por një hapësirë e dedikuar për mirëqenie. Kështu ka lindur një nga trendet më të përfolura të viteve të fundit, “dhomat e mirëqenies”, ambiente të krijuara posaçërisht për relaksim, qetësi dhe kujdes ndaj vetes brenda shtëpisë.

Sipas arkitektëve, shtëpitë moderne po përfshijnë gjithnjë e më shumë dhoma të vogla meditimi, kënde për muzikë, hapësira për ushtrime fizike apo edhe mini-kopshte të dedikuara për çlodhje. Nevoja për një “arratisje” private brenda shtëpisë është bërë më e fortë se kurrë, duke reflektuar dëshirën për balancë mendore dhe emocionale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @oversiteco

Një nga konceptet më të përhapura është krijimi i një përvoje spa-je në shtëpi. Praktika si “banjat me tinguj”, po bëhen gjithnjë e më popullore. Këto hapësira mund të krijohen lehtësisht me elementë të thjeshtë si jastëkë, dyshekë joge, ndriçim të lehtë dhe aroma relaksuese.

Në të njëjtën kohë, teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në këto ambiente. Saunat me infra të kuqe, që janë më të lehta për t’u instaluar, po fitojnë terren, ndërsa dushet moderne ofrojnë përvoja multisensore, duke kombinuar avullin, dritën dhe muzikën për një relaksim maksimal. Për ata që kërkojnë luks, nuk mungojnë as hapësirat që kombinojnë sauna, zhytje në ujë të ftohtë, yoga apo pilates në një ambient të vetëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bencar Building Systems (@bencarbuilding)

Arkitektët theksojnë se çelësi i një dhome të tillë nuk është madhësia, por atmosfera që krijon. Materialet natyrore si druri, apo bambuja, ngjyrat neutrale dhe ndriçimi ndihmojnë në krijimin e një ambienti qetësues. Në hapësirat më energjike, si palestrat në shtëpi, mund të përdoren ngjyra më të ndezura për të rritur motivimin.

Edhe nëse nuk keni mundësi për një dhomë të veçantë, ekspertët sugjerojnë se një cep i vogël i shtëpisë mund të shndërrohet lehtësisht në një “strehë” personale. Fundja, ideja kryesore është të krijoni një hapësirë ku mund të shkëputeni nga bota e jashtme dhe të riktheheni tek vetja.

Ky trend tregon qartë se mirëqenia nuk është më një luks, por një nevojë që po gjen vend gjithnjë e më shumë brenda mureve të shtëpisë.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

"Escape": The new trend that transforms our homes into paradises

"Arratisja": Trendi i ri që i transformon shtëpitë tona

At a time when the pace of life is becoming increasingly fast-paced and stress is part of everyday life, the home is taking on a new role, as it is no longer seen just as a place to relax, but a space dedicated to well-being. Thus was born one of the most talked-about trends of recent years, “well-being rooms”, environments created specifically for relaxation, tranquility and self-care within the home.

According to architects, modern homes are increasingly incorporating small meditation rooms, music nooks, exercise spaces, or even mini-gardens dedicated to relaxation. The need for a private “escape” within the home has become stronger than ever, reflecting the desire for mental and emotional balance.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @oversiteco

One of the most popular concepts is creating a spa experience at home. Practices like “sound baths” are becoming increasingly popular. These spaces can be easily created with simple elements like pillows, yoga mats, soft lighting, and relaxing scents.

At the same time, technology is increasingly entering these spaces. Infrared saunas, which are easier to install, are gaining ground, while modern showers offer multisensory experiences, combining steam, light and music for maximum relaxation. For those seeking luxury, there is no shortage of spaces that combine sauna, cold water immersion, yoga or pilates in a single environment.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bencar Building Systems (@bencarbuilding)

Architects emphasize that the key to such a room is not the size, but the atmosphere it creates. Natural materials such as wood or bamboo, neutral colors and lighting help create a calming environment. In more energetic spaces, such as home gyms, brighter colors can be used to increase motivation.

Even if you don't have the means for a separate room, experts suggest that a small corner of the house can easily be transformed into a personal "sanctuary." After all, the main idea is to create a space where you can disconnect from the outside world and return to yourself.

This trend clearly shows that well-being is no longer a luxury, but a necessity that is increasingly finding its place within the walls of the home.