Relationships

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa çifte funksionojnë edhe kur duken totalisht të kundërt?

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Ka disa çifte që, pa e ditur pse, të duken sikur kanë një balancë të çuditshme në raportin e tyre. Njëri më i tërhequr, pak i ftohtë në sipërfaqe, i kujdesshëm me emocionet. Tjetri më i hapur, më i dashur, më romantik.

Këtë dinamikë e kemi parë edhe në ekran: te Selin dhe Gimbo së fundmi, ku ajo dukej sikur i mbante ndjenjat pak më të fshehura, ndërsa ai i shprehte pa frikë; apo më herët në "Big Brother VIP Albania 1" te Einxhel dhe Dagz, ku ajo shpesh ishte më e ashpër dhe më e rezervuar, ndërsa Dagz romantik, i duruar dhe gjithmonë një hap më pranë saj.

Pse disa marrëdhënie funksionojnë edhe kur njerëzit janë kaq të ndryshëm?

Kjo është edhe arsyeja pse teoria “black cat” (macja e zezë) dhe “golden retriever” (qen i ngjashëm me labradorin) është bërë virale në TikTok. Sepse i vendos një emër një dinamike që shumica e njerëzve e kanë parë - në ekran, në miqësi, apo në marrëdhëniet e tyre.

Në sipërfaqe, kjo teori tingëllon si një mënyrë e lezetshme për të kategorizuar çiftet. Por arsyeja pse po qarkullon kaq shumë është se, në fakt, prek diçka reale: mënyrën si njerëzit shprehin emocionet, afrohen në marrëdhënie dhe reagojnë ndaj ndjenjave.

Në versionin më të thjeshtë të saj, “black cat” është partneri më i përmbajtur. Zakonisht perceptohet si më i pavarur, më i vështirë për t’u lexuar, më selektiv me emocionet. “Golden retriever”, përkundrazi, është ai partneri i ngrohtë, i hapur, i dashur, lozonjar dhe shumë më i drejtpërdrejtë në mënyrën si dhuron dashuri.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, dinamika “black cat–golden retriever” shpesh lidhet me diçka më të njohur: stilet e atashimit. Në shumë raste, partneri “black cat” mund të reflektojë tipare më të rezervuara, të ngjashme me ata që kanë tendencë të mbajnë distancë emocionale ose të mos i shprehin lehtë nevojat e tyre. Nga ana tjetër, partneri “golden retriever” mund të ngjajë më shumë me dikë që kërkon afërsi, siguri emocionale dhe reagim nga partneri.

Kjo nuk do të thotë që çdo “black cat” u shmanget ndjenjave, apo çdo “golden retriever” është i varur emocionalisht. Por metafora funksionon sepse përmbledh një tension që shumë çifte e njohin: njëri kërkon më shumë kontakt, tjetri ka nevojë për më shumë hapësirë.

Partneri më i ngrohtë sjell energji, lëvizje dhe siguri emocionale. Partneri më i rezervuar sjell qetësi, stabilitet dhe një sens vetëkontrolli. Secili duket sikur ka pikërisht atë që tjetrit i mungon.

Por aty ku fillon tërheqja, mund të fillojë edhe vështirësia. Kur partneri më ekspresiv kërkon siguri, ai mund të ndihet i refuzuar nga vetëpërmbajtja e tjetrit. Kur partneri më i rezervuar ndien presion emocional, ai mund të tërhiqet edhe më shumë.

Kjo është arsyeja pse psikologët thonë se këto çifte funksionojnë vetëm kur të dy kuptojnë gjuhën emocionale të njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera: kjo dinamikë bëhet e bukur vetëm kur ka mirëkuptim mes tyre.

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Një pjesë tjetër interesante është fakti se njerëzit rrallë janë vetëm njëra apo tjetra. Dikush mund të duket “golden retriever” në miqësi dhe “black cat” në dashuri. Mund të jetë i ngrohtë me një partner dhe krejt i rezervuar me një tjetër. Edhe vetë kjo është arsyeja pse teoria funksionon më shumë si metaforë sesa si kategori fikse.

Nuk është një teori shkencore në kuptimin klasik të fjalës, por një mënyrë për të përshkruar diçka shumë të njohur: faktin që marrëdhëniet nuk ndërtohen vetëm mbi tërheqjen, por mbi mënyrën si dy njerëz rregullojnë emocionet e tyre bashkë.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa çifte funksionojnë edhe kur duken totalisht të kundërt?

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Ka disa çifte që, pa e ditur pse, të duken sikur kanë një balancë të çuditshme në raportin e tyre. Njëri më i tërhequr, pak i ftohtë në sipërfaqe, i kujdesshëm me emocionet. Tjetri më i hapur, më i dashur, më romantik.

Këtë dinamikë e kemi parë edhe në ekran: te Selin dhe Gimbo së fundmi, ku ajo dukej sikur i mbante ndjenjat pak më të fshehura, ndërsa ai i shprehte pa frikë; apo më herët në "Big Brother VIP Albania 1" te Einxhel dhe Dagz, ku ajo shpesh ishte më e ashpër dhe më e rezervuar, ndërsa Dagz romantik, i duruar dhe gjithmonë një hap më pranë saj.

Pse disa marrëdhënie funksionojnë edhe kur njerëzit janë kaq të ndryshëm?

Kjo është edhe arsyeja pse teoria “black cat” (macja e zezë) dhe “golden retriever” (qen i ngjashëm me labradorin) është bërë virale në TikTok. Sepse i vendos një emër një dinamike që shumica e njerëzve e kanë parë - në ekran, në miqësi, apo në marrëdhëniet e tyre.

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Në sipërfaqe, kjo teori tingëllon si një mënyrë e lezetshme për të kategorizuar çiftet. Por arsyeja pse po qarkullon kaq shumë është se, në fakt, prek diçka reale: mënyrën si njerëzit shprehin emocionet, afrohen në marrëdhënie dhe reagojnë ndaj ndjenjave.

Në versionin më të thjeshtë të saj, “black cat” është partneri më i përmbajtur. Zakonisht perceptohet si më i pavarur, më i vështirë për t’u lexuar, më selektiv me emocionet. “Golden retriever”, përkundrazi, është ai partneri i ngrohtë, i hapur, i dashur, lozonjar dhe shumë më i drejtpërdrejtë në mënyrën si dhuron dashuri.

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, dinamika “black cat–golden retriever” shpesh lidhet me diçka më të njohur: stilet e atashimit. Në shumë raste, partneri “black cat” mund të reflektojë tipare më të rezervuara, të ngjashme me ata që kanë tendencë të mbajnë distancë emocionale ose të mos i shprehin lehtë nevojat e tyre. Nga ana tjetër, partneri “golden retriever” mund të ngjajë më shumë me dikë që kërkon afërsi, siguri emocionale dhe reagim nga partneri.

Kjo nuk do të thotë që çdo “black cat” u shmanget ndjenjave, apo çdo “golden retriever” është i varur emocionalisht. Por metafora funksionon sepse përmbledh një tension që shumë çifte e njohin: njëri kërkon më shumë kontakt, tjetri ka nevojë për më shumë hapësirë.

Partneri më i ngrohtë sjell energji, lëvizje dhe siguri emocionale. Partneri më i rezervuar sjell qetësi, stabilitet dhe një sens vetëkontrolli. Secili duket sikur ka pikërisht atë që tjetrit i mungon.

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Por aty ku fillon tërheqja, mund të fillojë edhe vështirësia. Kur partneri më ekspresiv kërkon siguri, ai mund të ndihet i refuzuar nga vetëpërmbajtja e tjetrit. Kur partneri më i rezervuar ndien presion emocional, ai mund të tërhiqet edhe më shumë.

This is why psychologists say that these couples only work when both understand each other's emotional language. In other words: this dynamic only becomes beautiful when there is understanding between them.

“Black cat” dhe “golden retriever”: Pse disa

Another interesting part is that people are rarely just one or the other. Someone can seem like a “golden retriever” in friendship and a “black cat” in love. They can be warm with one partner and completely reserved with another. This is why the theory works more as a metaphor than as a fixed category.

It's not a scientific theory in the classic sense of the word, but a way to describe something very well-known: the fact that relationships are not built solely on attraction, but on the way two people regulate their emotions together.