Metropolitan

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit: “Isha me gjunjë në tokë”

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit:
Foto: Brad Pitt/ AP

Brad Pitt po bëhet më i sinqertë se kurrë për rrugëtimin e tij drejt rehabilitimit prej varësisë nga alkooli.

Aktori fitues i çmimit Oscar foli në podcast-in "Armchair Expert" me Dax Shepard, ku për më shumë se dy orë rrëfeu hapur për luftën me varësinë nga alkooli, pas një periudhe që ai e përshkruan si një “shok i thellë emocional”.

“Në atë pikë isha me gjunjë në tokë. Ishte një kohë shumë e vështirë. Po pranoja gjithçka, po provoja gjithçka. Kisha nevojë për një ‘restart’. Kisha nevojë të zgjohesha, dreqi ta hajë”, tha ai.

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit:

Kur ai vendosi të hyjë në një grup mbështetjeje, fillimet nuk ishin të lehta. “Jam disi i turpshëm në situata të reja,” pranon Brad. Por pas garancisë nga një mik se ishte një ambient i sigurt, ai filloi të ndihej mirë dhe të hapej. “U bë diçka që e prisja me padurim.”

Pjesë e procesit të shërimit për të ishte edhe dëgjimi i historive të burrave të tjerë në grup, gjë që ai e përshkruan si thellësisht prekëse dhe të mbushur me ndjeshmëri, gabime, por edhe humor. “Ishte një përvojë shumë e veçantë,” tha aktori.

Pitt është rrëfyer më parë për vendimin për t'u rehabilituar pas ndarjes me Angelina Jolie në vitin 2016. Në një intervistë për New York Times në vitin 2019, ai e cilësoi divorcin si “zgjimin” që i duhej për të ndaluar konsumimin e alkoolit.

Burimi: toofab

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Brad Pitt talks about the dark period of alcoholism: "I was on my knees"

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit:
Photo: Brad Pitt/AP

Brad Pitt is becoming more honest than ever about his journey to recovery from alcohol addiction.

The Oscar-winning actor spoke on the "Armchair Expert" podcast with Dax Shepard, where for more than two hours he openly confessed about his struggle with alcohol addiction, after a period that he describes as a "deep emotional shock."

"At that point I was on my knees. It was a very difficult time. I was accepting everything, I was trying everything. I needed a 'restart'. I needed to wake up, damn it," he said.

Brad Pitt flet për periudhën e errët të alkoolizmit:

When he decided to join a support group, the beginnings weren't easy. "I'm kind of shy in new situations," Brad admits. But after a friend assured him that it was a safe environment, he started to feel comfortable and open up. "It became something I looked forward to."

Part of the healing process for him was hearing the stories of the other men in the group, which he describes as deeply moving and filled with empathy, mistakes, but also humor. “It was a very special experience,” the actor said.

Pitt has previously spoken out about his decision to enter rehab after his split from Angelina Jolie in 2016. In a 2019 interview with the New York Times, he described the divorce as the "wake-up call" he needed to stop drinking.

Source: toofab