Health

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Laert Vasili dhe Gjesti kanë qenë shpesh në qendër të diskutimeve (brenda dhe jashtë shtëpisë) për inteligjencën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Laerti është vlerësuar si shumë inteligjent, falë njohurive në fusha të ndryshme, ndërsa Gjesti është perceptuar si më pak inteligjent, për shkak të gafave virale dhe mungesës së njohurive në fusha si histori, letërsi, kulturë etj. Por a matet vërtet inteligjenca vetëm me dije akademike? Çfarë është në të vërtetë inteligjenca dhe si mund ta kuptojmë më mirë? Në këtë artikull, do të analizojmë konceptin e inteligjencës përtej perceptimeve të zakonshme.

Ekzistojnë disa mënyra për të kategorizuar inteligjencën, por një nga më të pranuarat gjerësisht është “Teoria e inteligjencës së shumëfishtë” e Howard Gardner dhe analizon se nuk ekziston një inteligjencë e vetme, e matur nga IQ ose teste të tjera me përgjigje të shkurtra.

Howard Gardner, profesor në Harvard, zhvilloi teorinë në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Ai mori prova nga një shumëllojshmëri burimesh, disiplinash dhe traditash kërkimore.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Sipas teorisë, llojet e inteligjencave janë këto:

Inteligjenca hapësinore: Aftësia për të konceptuar ose manipuluar sipërfaqe të hapësirës në shkallë të gjerë ose objekte në hapësirë. Për shembull: pilot, marinar, arkitekt, dizajnerë grafikë, skulptorë etj.

Inteligjenca trupore-kinestike: Aftësia për të përdorur trupin, apo pjesë të ndryshme të trupit për të zgjidhur problemet ose për të krijuar produkte. Për shembull: atletë, kërcimtarë, kirurgë, aktorë etj.

Inteligjenca muzikore: Ndjeshmëria ndaj ritmit, tonit, melodisë dhe timbrit. Mund të sjellë aftësinë për të kënduar, luajtur nëpër instrumente muzikore dhe/ose për të kompozuar muzikë. Për shembull: dirigjent, baterist, kompozitor, muzikant etj.

Inteligjenca gjuhësore (linguistike): Ndjeshmëria ndaj kuptimit të fjalëve, renditjes së tyre, tingullit, lakimit dhe gjithçkaje që ka lidhje me gjuhën; aftësi në gjuhë, shkrim dhe komunikim. Për shembull: poetë, shkrimtarë, folës, gazetarë, përkthyes, avokatë etj.

Inteligjenca logjiko-matematikore: Aftësi në arsyetim, zgjidhje problemesh dhe matematikë. Për shembull: shkencëtar, inxhinier, ekonomist, programues etj.

Inteligjenca sociale (ndërpersonale): Aftësia për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me të tjerët, duke kuptuar ndjenjat, karakteret dhe dëshira e të tjerëve. Për shembull: terapist, psikolog, politikan, diplomat, mësues, shitës.

Inteligjenca personale (vetë-inteligjenca): Ndjeshmëria ndaj qëllimeve dhe shqetësimeve, si dhe aftësia për të vepruar në bazë të tipareve personale. Kjo inteligjencë nuk është e veçantë për karriera specifike, por lidhet me të gjithë individët që bëjnë pjesë në një shoqëri komplekse moderne, ku secili duhet të marrë vendime të rëndësishme për veten.

Inteligjenca natyrore: Aftësia për të bërë dallime të shumta në natyrë. Për shembull: biolog, fermer, ambientalist etj.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Modele të tjera të inteligjencës përfshijnë:

1. Teoria Triarkike e Sternberg (inteligjenca analitike, krijuese dhe praktike)

Psikologu Robert Sternberg propozoi se inteligjenca nuk është një aftësi e vetme, por përbëhet nga tre lloje kryesore:

a) Inteligjenca analitike – Aftësia për të analizuar probleme, për të bërë arsyetime logjike dhe për të vlerësuar informacionin (e ngjashme me inteligjencën tradicionale që matet me testet IQ).

b) Inteligjenca krijuese – Aftësia për të menduar në mënyrë inovative, për të krijuar ide të reja dhe për të gjetur zgjidhje (e rëndësishme për artistët, shpikësit, sipërmarrësit).

c) Inteligjenca praktike – Aftësia për t’u përshtatur me situata reale dhe për të përdorur njohuritë në jetën e përditshme (shpesh quhet "inteligjenca e rrugës")

Sipas Sternberg, një individ mund të ketë një kombinim të këtyre inteligjencave, por zakonisht dominon njëra më shumë se të tjerat.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

2. Inteligjenca Emocionale (EQ)

Inteligjenca emocionale është konceptuar nga Daniel Goleman dhe i referohet aftësisë për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet e vetes dhe të të tjerëve. Ajo përbëhet nga pesë komponentë kryesorë:

- Vetëdija emocionale, aftësia për të kuptuar ndjenjat e tua.
- Vetë-rregullimi, lontrollimi i emocioneve dhe shmangia e reagimeve impulsive.
- Motivimi, përdorimi i emocioneve për të arritur qëllime afatgjata.
- Empatia, kuptimi i ndjenjave të të tjerëve dhe lidhja me ta në mënyrë efektive.
- Aftësitë sociale, ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe menaxhimi i konflikteve.

Një person me EQ të lartë është më i mirë në komunikim dhe ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

3. Inteligjenca e lëngshme vs. e kristalizuar (zgjidhja e problemeve vs. njohuritë e grumbulluara)

Ky koncept u propozua nga psikologu Raymond Cattell, i cili ndau inteligjencën në dy lloje kryesore:

- Inteligjenca e lëngshme (Fluid Intelligence) – Aftësia për të menduar logjikisht dhe për të zgjidhur probleme në situata të reja, pa u bazuar në njohuri të mëparshme. Kjo lloj inteligjence lidhet me kreativitetin dhe shkathtësinë mendore dhe priret të ulet me moshën.

- Inteligjenca e kristalizuar (Crystallized Intelligence) – Dija dhe aftësitë e fituara gjatë jetës përmes përvojës dhe edukimit. Përfshin gjuhën, fjalorin dhe aftësinë për të përdorur informacionin e akumuluar. Kjo rritet me moshën dhe përvojën.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Intelligence: More than just knowledge

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Laert Vasili and Gjesti have often been at the center of discussions (inside and outside the house) about their intelligence during their stay in the “Big Brother VIP” house. Laert has been considered very intelligent, thanks to his knowledge in various fields, while Gjesti has been perceived as less intelligent, due to viral gaffes and lack of knowledge in fields such as history, literature, culture, etc. But is intelligence really measured only by academic knowledge? What exactly is intelligence and how can we better understand it? In this article, we will analyze the concept of intelligence beyond common perceptions.

There are several ways to categorize intelligence, but one of the most widely accepted is Howard Gardner's "Theory of Multiple Intelligences" and it argues that there is no single intelligence, measured by IQ or other short-answer tests.

Howard Gardner, a professor at Harvard, developed the theory in the late 1970s and early 1980s. He drew evidence from a variety of sources, disciplines, and research traditions.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

According to the theory, the types of intelligence are as follows:

Spatial intelligence: The ability to conceptualize or manipulate large-scale spatial surfaces or objects in space. For example: pilot, sailor, architect, graphic designer, sculptor, etc.

Bodily-kinesthetic intelligence: The ability to use the body, or different parts of the body, to solve problems or create products. For example: athletes, dancers, surgeons, actors, etc.

Musical intelligence: Sensitivity to rhythm, tone, melody, and timbre. May lead to the ability to sing, play musical instruments, and/or compose music. For example: conductor, drummer, composer, musician, etc.

Linguistic intelligence: Sensitivity to the meaning of words, their order, sound, inflection, and everything related to language; skills in language, writing, and communication. For example: poets, writers, speakers, journalists, translators, lawyers, etc.

Logical-mathematical intelligence: Ability in reasoning, problem solving, and mathematics. For example: scientist, engineer, economist, programmer, etc.

Social (interpersonal) intelligence: The ability to interact effectively with others, understanding the feelings, characters, and desires of others. For example: therapist, psychologist, politician, diplomat, teacher, salesperson.

Inteligjenca personale (vetë-inteligjenca): Ndjeshmëria ndaj qëllimeve dhe shqetësimeve, si dhe aftësia për të vepruar në bazë të tipareve personale. Kjo inteligjencë nuk është e veçantë për karriera specifike, por lidhet me të gjithë individët që bëjnë pjesë në një shoqëri komplekse moderne, ku secili duhet të marrë vendime të rëndësishme për veten.

Inteligjenca natyrore: Aftësia për të bërë dallime të shumta në natyrë. Për shembull: biolog, fermer, ambientalist etj.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

Modele të tjera të inteligjencës përfshijnë:

1. Teoria Triarkike e Sternberg (inteligjenca analitike, krijuese dhe praktike)

Psikologu Robert Sternberg propozoi se inteligjenca nuk është një aftësi e vetme, por përbëhet nga tre lloje kryesore:

a) Inteligjenca analitike – Aftësia për të analizuar probleme, për të bërë arsyetime logjike dhe për të vlerësuar informacionin (e ngjashme me inteligjencën tradicionale që matet me testet IQ).

b) Inteligjenca krijuese – Aftësia për të menduar në mënyrë inovative, për të krijuar ide të reja dhe për të gjetur zgjidhje (e rëndësishme për artistët, shpikësit, sipërmarrësit).

c) Inteligjenca praktike – Aftësia për t’u përshtatur me situata reale dhe për të përdorur njohuritë në jetën e përditshme (shpesh quhet "inteligjenca e rrugës")

Sipas Sternberg, një individ mund të ketë një kombinim të këtyre inteligjencave, por zakonisht dominon njëra më shumë se të tjerat.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

2. Inteligjenca Emocionale (EQ)

Inteligjenca emocionale është konceptuar nga Daniel Goleman dhe i referohet aftësisë për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet e vetes dhe të të tjerëve. Ajo përbëhet nga pesë komponentë kryesorë:

- Vetëdija emocionale, aftësia për të kuptuar ndjenjat e tua.
- Vetë-rregullimi, lontrollimi i emocioneve dhe shmangia e reagimeve impulsive.
- Motivimi, përdorimi i emocioneve për të arritur qëllime afatgjata.
- Empatia, kuptimi i ndjenjave të të tjerëve dhe lidhja me ta në mënyrë efektive.
- Aftësitë sociale, ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe menaxhimi i konflikteve.

Një person me EQ të lartë është më i mirë në komunikim dhe ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme.

Inteligjenca: Më shumë se thjesht dije

3. Inteligjenca e lëngshme vs. e kristalizuar (zgjidhja e problemeve vs. njohuritë e grumbulluara)

Ky koncept u propozua nga psikologu Raymond Cattell, i cili ndau inteligjencën në dy lloje kryesore:

- Inteligjenca e lëngshme (Fluid Intelligence) – Aftësia për të menduar logjikisht dhe për të zgjidhur probleme në situata të reja, pa u bazuar në njohuri të mëparshme. Kjo lloj inteligjence lidhet me kreativitetin dhe shkathtësinë mendore dhe priret të ulet me moshën.

- Crystallized Intelligence – Knowledge and skills acquired throughout life through experience and education. Includes language, vocabulary, and the ability to use accumulated information. This increases with age and experience.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.