Metropolitan

Gwyneth Paltrow qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer: “Ai ka shije të tmerrshme për gratë”

Gwyneth Paltrow  qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer:
WireImage

Gwyneth Paltrow u ndje “e trishtuar” kur mësoi që Brad Pitt ishte martuar me Jennifer Aniston, sipas librit të ri të autores Amy Odell, “Gwyneth: The Biography”.

Gwyneth Paltrow  qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer:
 
Gjatë një interviste në shtator 2000 në Festivalin e Filmit në Toronto, një gazetare e paidentifikuar në libër, e pyeti aktoren se si u ndje kur mori vesh për martesën.
 
Gwyneth u përgjigj: “Po më bën vërtet këtë pyetje? Nuk mund ta komnetoj këtë”, thuhet në libër, ndërsa autorja e përshkruan shikimin që i dha aktorja gazetares si “shumë të mprehtë, si thikë”.

“Në të vërtetë, Gwyneth u kishte rrëfyer miqve se ishte ndjerë e trishtuar kur kishte mësuar për martesën e tyre. Ajo gjithashtu e kishte zakon të thoshte se Brad “ka shije të tmerrshme për gratë”.

Gwyneth Paltrow  qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer:

Aktorja , 52 vjeç, nuk mundi ta fshehte lëndimin e saj për martesën e aktorin me yllin e “Friends” dhe madje, lëshoi një thumb tjetër në një takim biznesi me trashëgimtaren e kozmetikës Estée Lauder, Aerin Lauder, më vonë atë vit.

“Gjatë një darke, të dyja po flisnin për Brad Pitt. Sipas dikujt që ishte i njohur me diskutimin, Gwyneth thuhet se i tha asaj: “Ai është më budalla se një thes me m*t”.

Gwyneth Paltrow  qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer:

Gwyneth Paltrow  dhe Brad Pitt filluan lidhjen në vitin 1994 pasi u njohën në xhirimet e filmit “Se7en.” Megjithatë, “dyshimet” e Paltrow  për marrëdhënien e tyre e bënë atë të shfaqte simpati për një tjetër seks simbol të Hollywood-it — Hugh Grant.

“Gjatë xhirimeve të “Emma”, Gwyneth shprehu dyshime ndaj një anëtari të stafit se Brad Pitt nuk ishte i duhuri për të dhe pranoi se kishte një simpati për Hugh Grant,” thuhet në një tjetër pjesë të librit.

Dyshja u fejua në vitin 1996, por e ndërprenë lidhjen në vitin 1997 dhe nuk dhanë kurrë një arsye konkrete për ndarjen.

Pitt më pas nisi një lidhje me Jennifer Aniston, të cilës i propozoi në vitin 1999. Ata u martuan në Malibu më 29 korrik 2000, por u divorcuan pesë vite më vonë, pasi Brad Pitt e tradhtoi me Angelina Jolie.

Gwyneth Paltrow  qenka mërzitur nga martesa e Brad & Jennifer:
 
Themeluesja e Goop u martua më vonë me këngëtarin e Coldplay, Chris Martin, më 5 dhjetor 2003 dhe solli në jetë dy fëmijë: vajzën Apple dhe djalin Moses. Ata u divorcuan pas më shumë se 10 vitesh martesë në vitin 2014. Aktualisht, Gwyneth Paltrow  është e martuar me producentin Brad Falchuck, me të cilin kurorëzoi dashurinë në vitin 2018.


 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅